Flash News

E-TJERA

Yuri Kim: Qeveria shqiptare është shumë e përkushtuar kundër korrupsionit

Yuri Kim: Qeveria shqiptare është shumë e përkushtuar

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim konstaton se qeveria shqiptare është shumë e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit.

Më duhet të hamendësoj nga salla e mbushur plot këtu, që nënkupton që qeveria e Shqipëria është shumë e përkushtuar kundër korrupsionit në një mënyrë që tejlakalon përkushtimin e mëparshëm. Lufta kundër korrupsionin nga përvoja jonë, jo se ne nuk kemi korrupsion dhe kemi të drejtë tu japim një mësim të gjithëve, pro flasim për të sepse ne kemi përjetuar në histori se çdo të thotë kur nuk lufton korrupsionin.

Do doja tu thoja që të gjithë ne, ju si qytetarë të Shqipërisë dhe unë si përfaqësuese e SHBA-ve për të thënë mjaft me korrupsionin, të mbrojmë demokracinë, Shqipëria të jetë më e fortë. Mendoni se ku keni arritur si vit, vitin e kaluar festuam 30 vite të një Shqipërie të lirë, të një Shqipërie që hoqi qafe komunizmin, diktaturë. Tani ja ku jemi, 31 apo 32 vite nga fundi i komunizmit, 100 vite qëkur SHBA dhe Shqipëria vendosën lidhjet diplomatike, ju duhet të kishit thënë 30 vite më parë se Shqipëria do të lëvizte në një nga vendet më të varfra në botë, në një vend që ka një ekonomi në lulzim. Por gjithashtu është edhe frustruese sepse ky vend dhe ky popull ka aftësi shumë më tepër, por e bllokon korrupsioni. Perceptimi që më duhet të kem lidhje të veçanta, të jap ryshfet për të përdorur talentet e mia, kësaj duhet t’i jepet fund”, tha Kim gjatë fjalës që mbajti në “Konferencën Antikorrupsion.

Ajo apeloi se vendi është në një koment kritik të historisë, ndaj apeloi nëse Shqipëria duhet të zotërohet nga krimi dhe oligarkët apo njerëzit e ndershëm që vendi të ecë përpara.

Jeni në një moment kritike të historisë tuaj, duhet të vendosni në çfarë rruge do të shkoni, përpara apo do të ecni pas. Kush do ta zotërojë vendin tuaj, do të jetë krimi i organizuar dhe oligarkët, apo do të jenë njerëzit normal që edhe kanë mundësinë për të zotëruar prona dhe për të zhvilluar prona dhe për tu bërë të pasur. Ju duhet ta vendosni”, tha ambasadorja.

 

Të fundit