Flash News

E-TJERA

Yuri Kim takohet me Bledi Çuçin: Diskutuam për protestën dhe rolin e Ministrisë së Brendshme në zgjedhje

Yuri Kim takohet me Bledi Çuçin: Diskutuam për protestën

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar një takim me ministrin e ri të Brendshëm, Bledi Çuçi.

Në një status në twitter, Kim ka zbardhur takimin mes tyre, ku sqaron se ka përshëndetur urdhrin për të hetuar trajtimin e protestës së fundit për vrasjen e Klodian Rashës, apo mbi rolin e Ministrisë së Brendshme në zgjedhje.

U takova me ministrin e Brendshëm dhe i urova suksese. Më vjen mirë që dëgjova se ka urdhëruar për të hetuar trajtimin e protestuesve.

E drejta e protestës paqësore duhet të respektohet. Gjithashtu diskutuam rolin e Ministrisë së Brendshme në zgjedhje. Ne ramë dakord për të forcuar bashkëpunimin për sigurinë dhe zbatimin e ligjit", shkruan ambasadorja e SHBA.

Të fundit