Flash News

E-TJERA

Yuri Kim vizitë "blic" në SPAK

Yuri Kim vizitë "blic" në SPAK

Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri ka zhvilluar një vizitë "blic" në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit.

Nga informacionet paraprake që po qarkullojnë në media, kryediplomatja amerikane është takuar me kreun e SPAK, Arben Kraja dhe me drejtuesen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj.

Nuk dihen ende arsyet e kësaj vizite, por kujtojmë që SPAK po punon që të verefikojë, nëse emrat e propozuar për ministra nga kryeministri Edi Rama ka procese hetimore apo penale që janë nisur apo mund të jenë në fazë vlerësimi.

 

Të fundit