Flash News

E-TJERA

Tabaku udhëzohet për pyetjet e Veliajt, zbardhen mesazhet e Desada Metajt me analistët (foto)

Tabaku udhëzohet për pyetjet e Veliajt, zbardhen mesazhet e Desada

Janë zbardhur bisedat mes anëtares së Autoritetit të Medias Audiovizive dhe ish-këshilltares së Lulzim Bashës, Desada Metaj me gazetarët Andi Bushati dhe Andi Tela.

Këta të fundit e kanë udhëzuar mbi pyetjet që duhet t’i drejtonte Jorida Tabaku kryebashkiakut Erion Veliaj.

Ky i fundit ishte thirrur sot në Komisionin Hetimor për inceneratorin e Tiranës. Ishte Veliaj që fillimisht nxori fotot e bisedave dhe i tha Tabakut se marrja e pyetjeve nga jashtë ishte e turpshme nga ana e saj.

Ndërkohë Tabaku kërkoi marrjen e masave të menjëhershme nga garda dhe Kuvendi, duke e konsideruar të patolerueshme “përgjimin” e telefonave.

Analistët i kanë sugjeruar Metajt që Tabaku të ruajë qetësinë dhe të fokusohet te pyetjet, ndërsa shtojnë se Veliaj synon të bëjë zhurmë dhe ta nervozojë Tabakun.

Biseda e zbardhur Desada Metaj-Andi Tela

Andi Tela: Thuaji t’i bëjë pyetjet me argument, nuk i intereson të bëjë zhurmë

Desada Metaj: E acaron ky legeni

Andi Tela: Dhe t’i kërkoi vetëm përgjigje për pyetjet, mos e lërë atë të bëjë retorikë

Vetëm m’u përgjigj pyetjes mos devijo me retorikë. Nuk dua retorikë… përgjigju pyetjes, unë pyes t’i duhet të përgjigjes kur merr makinerinë e kamerave e regjisë me vete

Desada Metaj: Sapo më mori Taulant Balla dhe më kërkoi që të mos rri pasi nuk lejohet

Andi Tela: Po, po thuaji

Desada Metaj: Po. po. Atë i thashë

Andi Tela: Ti ke shkuar për të parë se si transmetojnë mediat sepse është problemi madh cilësia e transmetimit aty

Biseda e zbardhur Desada Metaj-Andi Bushati

Desada Metaj: Se s’ka faj është lodh

Andi Bushati: S’po e kuptoj këtë firmën e tij, ka firmos këshilli bashkiak për buxhetin por jo për… ???

Desada Metaj: Sepse nuk përgjigjet. Ja ta thotë tani

Andi Bushati: Dhe thuaj mos i kthejë asnjë përgjigje personale…. Se ai po mundohet ta nxehë dhe ta ngatërrojë.

Tabaku udhëzohet për pyetjet e Veliajt, zbardhen mesazhet e Desada

Tabaku udhëzohet për pyetjet e Veliajt, zbardhen mesazhet e Desada

Tabaku udhëzohet për pyetjet e Veliajt, zbardhen mesazhet e Desada

Tabaku udhëzohet për pyetjet e Veliajt, zbardhen mesazhet e Desada

Të fundit