Flash News

E-TJERA

Zbardhet vrasje e Endrit Mustafës, shpallet në kërkim Ibrahim Lici si autor i krimit, arrestohen 2 të tjerë

Zbardhet vrasje e Endrit Mustafës, shpallet në kërkim Ibrahim

Policia ka zbardhur vrasjen e 32-vjeçarit Endrit Mustafa, i cili u gjet i pajetë mëngjesin e djeshëm në zonën e livadheve në Shkodër. 

Sipas burimeve zyrtare autori kryesor i këtij krimit është Ibrahim Lici, 28 vjeç banues në lagjen Guerrile, Shkodër, i cili është shpallur në kërkim nga policia. Uniformat blu kanë vënë në pranga shtetasin e mitur Ergys M., 15 vjeç i cili dyshohet si bashkëpuntor i Ibrahim Liçit në këtë krim. Po ashtu është arrestuar dhe shtetasi E. A., 26 vjeç banues ne lagjen “Salo Halili”, Shkodër, i cili dyshohet se ka dijeni për ngjarjen. 

Materialet iu referuan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje” në ngarkim të shtetasit I. L., në ngarkim të shtetasit E. M. për veprën penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim, si dhe në ngarkim të shtetasit E. A. për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Endri Mustafa u gjet një ditë më parë i vrarë me 5 plumba, ndërsa ishte raportuar i zhdukur nga familjarët prej tri ditësh. 32-vjeçari është arrestuar në vitin 2016 për grabitje e arsenal armësh së bashku me vëllezërit Astrit dhe Brahim Bilalin.

Këta dy të fundit u ekzekutuan në një atentat më 30 Mars të vitit 2019 dhe si autori i kësaj ngjarje u akuzua pikërisht Ibrahim Lici, i cili akuzohet dhe për vrasjen e Endrit Mustafas.

Ibrahim Lici është arrestuar më herët nga policia dhe si “truri” i një bande gjobëvënësish ndaj tregtarëve, ku në pranga përfunduan nëntë persona, si pjesë e këtij grupi kriminal.

Ibrahim Lici është djali i ish-anëtarit të Këshillit Bashkiak Shkodër, Mustafa Licit, i cili është arrestuar më herët për gjobëvënie ndaj tregtarëve në qytetin e Shkodrës.Këtij të fundit i ekzekutuan në një atentat në gusht të vitit 2018 të vëllanë, Fatbardh Licin, ngjarje kjo e ndodhur në qendër të Shkodrës, ndërsa më herët në janar, iu bë atentat me tritol Lul Kullës, kunatit të Fatbardh Licit, të cilit ai i mbijetoi.

 

Të fundit