Flash News

E-TJERA

Zbardhet axhenda e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive Shqipëri-Kosovë

Zbardhet axhenda e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive

Nesër do të mbahet mbledhja e dy qeverive, Shqipëri-Kosovë në Prishtinë. Pritet nënshkrimi i disa marrëveshjeve që synojnë forcimin e bashkëpunimit midis dy shteteve shqiptare.

Ndërkohë është zbardhur axhenda e takimit të dy kabineteve. Sipas njoftimit zyrtar thuhet se delegacioni i qeverisë së Shqipërisë do të arrijë në orën 10:45 në vendin ku edhe do të mbahet mbledhja. Pas tij, në orën 11:00 do të arrijë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, që do të pritet me ceremoni shtetërore nga homologu Albin Kurti .

Hapja e mbledhjes do të bëhet në orën 11:15, ku ministrave fillimisht do tu drejtohet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e pas tij Rama.

Pas kësaj do të bëhet prezantim mbi infrastrukturën portuale dhe hekurudhore kombëtare në funksion të tregut të përbashkët kombëtar dhe katër lirive ekonomike: Projekti i Portit të ri tregtar në Porto Romano, integrimi me hekurudhën Durrës – Prishtinë, dhe Porti i Thatë në Kosovë.

Në orën 12:30 do të nënshkruhen marrëveshjet dhe më pas do të ketë konferencë të përbashkët nga të dy kryeministrat. Mbledhja e fundit e qeverive Kosovë-Shqipëri u mbajt më 26 nëntor në Elbasan.

Zbardhet axhenda e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive

 

Të fundit