All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Zbardhet dëshmia e shoqëruesit të Vinçens Pirolit: Takoi dikë, erdhi i plagosur në makinë

All - Paragraf - 1

Zbardhet dëshmia e shoqëruesit të Vinçens Pirolit: Takoi

Është zbardhuar dëshmia e personit që shoqëroi Vinçens Pirolin e plagosur në Spitalin e Lezhës. Mësohet se ai është Mark Nika, një kushëri i 34-vjeçarit.

All - Paragraf - 3

Në dëshminë e dhënë para uniformave blu, Nikaka deklaruar se Vinçensi i ka kërkuar të shkojnë në Shkodër për të takuar dikë. Më tej, pohon Nika, ai ka dalë nga makina në drejtim të një xhamie, teksa vetë Nika ka qëndruar në makinë.

Pas disa minutash, Piroli është paraqitur pranë tij i plagosur,dhe i ka kërkuar të shkojnë në Spitalin e Lezhës, pasi aty ndjehej më i sigurt. Mark Nika mohon të ketë informacion se me kë është takuar Piroli dhe se kush mund ta ketë qëlluar.

“Jemi nisur nga Lezha për në Shkodër, pasi Vinçensi më tha se do të takonte një person. Kemi mbërritur në Shkodër rreth orës 18:30. Në hyrje të urës së Bahçallekut që është edhe hyrja e Shkodrës Vinçensi është ulur në tokë dhe është futur në një rrugë dytësore. Aty kishte edhe një xhami. Unë e kam pritur në makinë. Papritur kur erdhi dikush e kishte plagosur. Unë nuk e di as se kush e ka plagosur dhe as arsyen sepse nuk më ka treguar. Pastaj e kam dërguar ashtu të plagosur tek spitali i Lezhës, sepse nuk donte ta çoja në Shkodër, për shkak se kishte frikë se mund t’i ndodhte ndonjë gjë. E kam çuar në spitalin e Lezhës dhe e kam lënë aty. Nuk e kam idenë se kë ka takuar dhe se kush e ka plagosur”, mësohet të ketë thënë Mark Nika.

Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme. Vinçens Piroli u plagos me pistoletë me silenciator, me tre plumba, një në shpatull dhe dy në gjoks. AI u ndalua sot në Spitalin e Traumës, ku po merr mjekim, pasi ndaj kishte një urdhër kërkimi ndërkombëtar, për vrasjen e shtatit malazez Momçillo Gjurishiç në Mal të Zi, në korrik të vitit 2021.

Të fundit