
Flash News
Vodhi 11 200 euro aksesorë, arrestohet hajduti 'serial' i syzeve në Tiranë
Ushtroi dhunë dhe kanosi me armë bashkëshorten, arrestohet 40-vjeçari në Kamëz
Tiranë/ I riu dhunohet brutalisht dhe merret peng
Përfaqësues të SHBA dhe OSBE marrin pjesë në meshën për Papa Françeskun në Katedralen "Shën Pali"
Aksident në aksin Fier-Levan, furgoni përplas motomjetin, një i plagosur
Zbardhet kontrata e shitblerjes së pronës nga bashkëshorti i Xhaçkës, si u tjetërsuan 5512m2
Zbulimet e SPAK, janë vetëm një pjesë e aferës që ndihet tashmë në ajër dhe për të cilën po hetohet edhe investitori strategjik, Artan Gaçi, që duke shfrytëzuar lidhjet e tij politike si ish-deputet, por edhe të bashkëshortes, disa herë ministre në maxhorancën aktuale, por edhe deputete e Kuvendit për disa mandate me radhë, në ngjyrat rozë të socialistëve, mundi të shtjerë në dorë në Dhërmi sipërfaqen e tokës prej 5 512 m2, që sot provohet se është pronë e falsifikuar.
Mbi të cilën ka nisur ndërtimin e resortit luksoz, në një nga zonat më të lakmuara të bregdetit të jugut, dhe jo vetëm kaq, por edhe të luajë fijet dhe të fitojë për një periudhë 30 vjeçare, një sipërfaqe të konsiderueshme të bregdetit në këtë zonë, duke u fshehur këtë herë në emrin e kunatës amerikane të bashkëshortes së tij, Olta Xhaçka.
Ishte rrjeti investigativ BIRN, që do të zbulonte për herë të parë, konfliktin e interesit të ish-ministres së Jashtme Olta Xhaçka, mandati i së cilës tashmë është në rrezik, qe ka bërë që në derën e saj të trokasë Prokuroria e Posaçme. Gjithçka nis më 29 mars 2021, kur Komiteti i Investimeve Strategjike, që e kryeson kryeministri dhe në përbërje ka disa ministra, i dha statusin investitor strategjik Artan Gaçit ish-deputet i PS dhe bashkëshort i Xhaçkës, or vetëm disa muaj më pas, në korrik, ky komitet e ndryshoi vendimin dhe ia kaloi statusin një kompanie në dukje amerikane, që sipas një marrëveshje me kompaninë e Gaçit do të menaxhonte investimin.
Në muajin mars të vitit 2022 Këshilli i Ministrave shpalli vendimin për dhënien në përdorim në një zone bregdetare në Dhërmi, për një periudhë 30 vjeçare për kompanisë ‘AGTCC Hotel Management”. Pronare e kompanisë që në pamje të parë dukej se ishte amerikane, rezulton të jetë shtetasja amerikane Tawni Lin Grzych-Sutton (Tauni Lin Grzyç Saton), që përveç shqiptimit disi të komplikuar të gjeneraliteteve, tërhoqi edhe vëmendjen e gazetarëve, për të hetuar se kush ishte ajo.
Zbulimi ishte suprizues, Sutton, ishte në fakt partnerja e Andi Xhaçkës, ky i fundit, vëllai i ministres së Jashtme atëkohë, Olta Xhaçka.
Kaq mjaftoi të dilte në dritë fakti, se bashkëshortët Artan Gaçi dhe Olta Xhaçka, po përpiqeshin nëpërmjet këtij makinacioni tashmë të njohur si ‘prestanome’, të fshihnin konfliktin e interesit, në këtë rast të vetë ministres së Jashtme, Xhaçka, që tashmë e sheh veten në telashe me drejtësinë. Ky nepotizëm i cili u duk sikur i shpëtoi lojës kukafshehti, u konfirmua edhe nga të dhënat e publikuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit.
Siç rezulton nga këto të dhëna, kompania ‘AGTCC Hotel Management’ është në pronësi të Tawni Lin Grzych-Sutton. (Tauni Lin Grzyç Saton), 31-vjeçares së lindur në shtetin e Masaçusets në SHBA, por me banim në rezidencën ‘Kodra e Diellit’ në Tiranë.
E reja që duket se gjeti në Shqipëri jo vetëm dashurinë e saj të jetës, por edhe i ndriti fati në biznes, duke krijuar një kompani hotelerie, që shpejt do fitonte eksluzivitete, të cilat dikush tjetër do i kishte vështirë qoftë edhe t’i ëndërronte.
Kompania e Sutton e fitoi të drejtën e përdorimit të tokës në bregdet nëpërmjet një marrëveshje me kompaninë ‘AG.TCC’ Sh.p.k në pronësi 100 % të Artan Gaçit, ish-deputet socialist dhe njëkohësisht bashkëshort i ministres Xhaçka. Kompania e Gaçit ka marrë statusin ‘investitor strategjik’ për ndërtimin e një hoteli me pesë yje dhe me kapacitet prej 106 suitash në Dhërmi, të quajtur “Dreamades Luxury Suites”. Komiteti i Investimeve Strategjike i hapi rrugën e përdorimit afatgjatë të brigjeve të detit dhe plazhit përballë hotelit të tij.
Në vendimin e Komitetit të Investimeve Strategjike të datës 29 mars 2021, kompania në pronësi të Artan Gaçit thuhet se vlera e investimit do të jetë mbi 5.5 milionë euro. Projekti parashikohet të zhvillohet në një sipërfaqe prej 10 592 m2, me vendndodhje në fshatin Gjilek, Himarë.
Subjekti ka lidhur kontratë me brand ndërkombëtar, me gjasë duke nënkuptuar kompaninë e kunatës amerikane të bashkëshortes së tij.
Sipas të dhënave të siguruara nga buletinët informativë të bizneseve në Shqipëri, Sutton e regjistroi kompaninë ‘AGTTC Hotel Management’ në QKB, më datë 25 qershor 202. Vetëm tri muaj, pasi më 29 mars 2021, projekti ‘Dreamades Luxury Suites’ i kompanisë ‘AG.TCC’ të Artan Gaçit, mundi të përfitonte statusin e investitorit strategjik.
Të shpallur fitues në bazë të vendimit të KIS (Komitetit të Investimeve Strategjike) dhe vetëm një vit pasi Stavri Mëhilli, nga fshati Gjilek i Himarës, t’i shiste biznesmenit Artan Gaçi, nëpërmjet një AMTP-je tashmë të vërtetuar nga SPAK si të falsifikuar, sipërfaqen e tokës prej 5512 m2.
Por deri këtu askush nuk do kishte dyshime se pas këtyre shitjeve dhe transaksioneve fshihej Artan Gaçi dhe bashkëshortja e tij, ministrja e kohës Olta Xhaçka, nëse një emër i përbashkët nuk do të lidhte emrin e amerikanes Tawni Sutton (Tauni Saton), biznesmenit me lidhje me pushtetin dhe bashkëshortes së tij ministre.
Ky emër i përbashkët, do të ishte Iris Erebara, e cila figuronte të ishte juristja që kishte regjistruar në QKB, si kompaninë e Artan Gaçit ashtu edhe të znj. Sutton. Këtë fakt e konfirmon Prokurora e Posaçme, që është pikërisht ky dokument që shihni në këto momente.
Kompania ‘AGTTC Hotel Management’ në pronësi të Sutton është regjistruar në QKB më 25 qershor 2021. Veprimet e regjistrimit janë bërë me prokurorë nga juristja Iris Erebara, e cila është gjithashtu juriste e kompanisë ‘AG.TCC’ Sh.p.k në pronësi të Artan Gaçit.
Artan Gaçi, e justifikoi praninë e juristes së tij edhe në regjistrimin e kompanisë së Sutton, me shpjegimin se ai kishte gjetur një amerikane me përvojë në menaxhimin e investimit dhe të plazhit, kjo me qëllim sipas të tij për të shmangur konfliktin.
Pra sipas bashkëshortit të ish-ministres së Jashtme, kompania e tij do të blinte tokën dhe do të ndërtonte aty resortin, dhe kompania që më pas do të zbulohej se ishte në emër të nuses së vëllait të bashkëshortes së tij ministre, do të merrte në përdorim menaxhimin e ranishtes përpara resortit. Ndërkohë që ligji për investimet strategjike, i miratuar në vitin 2015, por i shtyrë dy herë për miratim nga Kuvendi, e ndalon këtë konflikt të pastër interesi.
Por siç thamë, menjëherë pasi i dha kompanisë së Artan Gaçit, statusin e investitorit strategjik, pasi ky i fundit do ndërtonte resortin turistik ‘Dreamades Luxury Suites’ në fshatin Gjilek në Dhërmi, qeveria i dha këtë herë kompanisë ‘AGTTC Management Hotel’ me pronare Taëni Sutton (Tauni Saton), një sipërfaqe bregdetare përballë këtij kompeksi, për shfrytëzim për një periudhë 30 vjeçare.
“Kompanisë ‘AGTTC Hotel Management’ i jepet leje e përdorimit të brigjeve të detit dhe të zonës përkatëse të plazhit përballë kompleksit, që po ndërtohet në fshatin Gjilekë të bashkisë Himarë.
Në Qendrën Kombëtare të Biznesit, kjo kompani figuron në pronësi të shtetases amerikane, Tawni Lin Grzych-Sutton.
Bashkia Himarë ka detyrimin që brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës së investitorit strategjik ‘AGTTC Hotel Management’ sh.p.k, me NUIS M11825022K, të lidhë kontratën përkatëse për lejimin e përdorimit të brigjeve të detit dhe të zonës përkatëse të plazhit përballë kompleksit, në përputhje me sipërfaqet dhe destinacionin e kërkuar nga subjekti, të lejuara me vendimin nr.3/5, datë 29 Mars 2021, të Komitetit të Investimeve Strategjike, të ndryshuar, dhe të konfirmuara më tej nga Bashkia Himarë’”, thuhet në vendim.
Kjo bujari e qeverisë Rama shërbeu më tej edhe për lidhjen e marrëveshjes midis dy kompanive, asaj në emër të Artan Gaçit dhe asaj të Taëni Sutton (Tauni Saton). Pas regjistrimit në QKB, dy kompanitë kanë nënshkruar një marrëveshje për operimin e strukturave turistike në projektin ‘Dreamades Luxury Suites’, ku përfshihet dhe operimi i stacioneve të plazhit përballë hotelit. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, ‘AG.TTC’ Sh.p.k i ka kërkuar Komitetit të Investimeve Strategjike reflektimin e saj në vendimin e shpalljes së investimit strategjik.
Më 15 korrik 2021, Komiteti i Investimeve Strategjike i kryesuar nga kryeministri Edi Rama e miratoi kërkesën dhe i njohu kompanisë së sapokrijuar nga Sutton masën mbështetëse të lejimit të përdorimit të brigjeve të detit si dhe zonën përkatëse të plazhit përballë kompleksit për një afat 30-vjeçar. Fitimi i një statusi të tillë, nuk do të ishte favori i vetëm që qeveria Rama do ti bënte kompanisë hoteliere të Artan Gaçit, pasi shpejt në funksion të kësaj kompanie, u vendosën edhe lehtësira të tjera, të cilat do të mundësonin kryerjen në kohë të punimeve që nuk mund të shkonin përpara pa pasur një dorë ndihmë në këtë rast nga qeveria.
Ligji për investimet strategjike, i miratuar në vitin 2015 dhe i shtyrë dy herë nga Parlamenti i njeh statusin ‘investitor strategjik’ në turizëm çdo projekti që investon më shumë se 5 milionë euro dhe punëson 80 punëtorë. Në dy vendimet e Komitetit të Investimeve Strategjike përcaktohen edhe lehtësi të tjera për dy kompanitë në pronësi të familjarëve të afërt të ministres Xhaçka, të tilla si asistencë dhe procedurë e përshpejtuar për çdo akt administrativ, funksionimin e shërbimeve mbështetëse të furnizimit me ujë, lidhjen në rrjetin elektrik, kanalizimet e ujërave dhe infrastrukturë rrugore për objektin.
Por për t’u kthyer te implikimi i ministres së kohës Olta Xhaçka, cili është roli i saj dhe si mund ta shmangte ajo konfliktin e interesit në çështjen në fjalë që çoi në SPAK jo vetëm bashkëshortin e saj, por edhe e largoi nga detyra ministren, e cila kur ishte në opozitë si pjesë e lëvizjes ‘MJAFT’, luftonte pikërisht këtë nepotizëm, ku sot në pushtet ra pre, ajo dhe familja e saj.
Neni 70, pika 3 e Kushtetutës i ndalon deputetët që të kryejnë veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as të fitojnë pasuri të tyre. Për shkelje të paragrafit 3, çështja mund të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese, e cila konstaton papajtueshmërinë. Drejtori i Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit, Sokol Nano, djali i ish-kryeministrit Fatos Nano, i pyetur në lidhje mbi një konflikt të mundshëm interesi në rastin konkret, iu përgjigj rrjetit investigativ BIRN, se i gjithë procesi ishte ligjor dhe se agjencia që ai drejton nuk kishte konstatuar asgjë të paligjshme që të mund ta shqetësonte. Lidhur me interesimin nëse përfitimi i tokës publike nga të afërmit e ministres Xhaçka përbënte shqetësim për konflikt interesi, mund t’ju them se: I gjithë procesi është legal. AIDA ka bërë verifikimin e të gjithë dokumenteve për dhënien e statusit, por kërkimet e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit, nuk duken të kenë qenë aq të thelluara, ose AIDA ka mbyllur veshët dhe sytë përballë letrave që i janë vënë përpara.
Pasi zonja Sutton (Saton), kjo e re amerikane që la tokën e premtuar në vendin e saj dhe e gjeti atë shumë shpejt në Shqipëri, nuk rezulton të ketë pasur sipërmarrje në fushën e biznesit në vendin e saj të origjinës. Përveç faktit tashmë të ditur që ajo ka kryer studimet për biznes në një universitet privat në Tiranë. Të vetmet gjurmë kibernetike të mbetura tek e tuk nëpërmjet imazheve fotografike në motorin e kërkimit google, e tregojnë atë në momente gëzimi në krah të partnerit të saj, Andi Xhaçka, vëllait të ish-ministres dhe deputetes aktuale socialiste, Olta Xhaçka.
Lidhje dashurie e cila mesa duket ka nisur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkohë që një lumturi të tillë shpreh edhe nëna e saj Heather Sutton (Hidhër Saton), e cila teksa i uron ditëlindjen partnerit të vajzës, Andi Xhaçka, i shkruan më tej atij se ëshë ‘krenare që e ka dhëndër’. Ndërsa në një tjetër imazh të publikuar në profilin e saj në Faceboook, znj. Sutton, mban gjithashtu foto të çiftit të vendosura në kornizë në shtëpinë e saj si dhe foto me të bijën dhe Xhaçkën pranë një peme Krishtlindjesh.
Artan Gaçi, nëpërmjet një interesimi të BIRN, ka pranuar se e ka përfshirë kompaninë me emër të ngjashëm të regjistruar në emrin e Tawni Sutton (Tauni Saton), për të shmangur sipas tij konfliktin e interesit.
Kompani që siç thamë u themelua vetëm tri muaj pas vendimit për shpalljen investitor strategjik, të kompanisë me administrator, Artan Gaçin.
“Unë jam investitor strategjik dhe po ndërtoj një hotel, nuk po ndërtoj vila siç bëjnë të tjerët. Sipas ligjit, më takon zona e plazhit përballë hotelit për të vënë shezlongët. Pikërisht për të shmangur këtë konflikt interesi, unë gjeta një kompani tjetër me përvojë në këtë fushë, e cila do të marrë në menaxhim hotelin dhe plazhin dhe unë jam thjesht investitori. Për këtë arsye kam folur me shumë jurist, ndërsa kompaninë e Taëni Lin Grzych-Sutton e kam përzgjedhur unë”, ka deklaruar Gaçi.
Artan Gaçi sqaroi më tej, se midis tij dhe kompanisë ‘AGTTC Hotel Management’ me administrator, Tawni Sutton (Tauni Saton), është bërë edhe një kontratë, nga ku është rënë dakord që njëra palë të bëjë investimin dhe tjetra menaxhimin.
Gaçi madje nuk e shikon aspak si problem që dy kompanitë kanë të njëjtën jurist, apo që ai është ai është bashkëshorti i ish-ministres Olta Xhaçka, apo që Taëni Sutton (Tauni Saton), administratorja e kompanisë ‘AGTTC Management Hotel’, që fitoi në përdorim për 30 vite vijën bregdetare përballë resortit të tij është partnerja e vëllait të bashkëshortes së tij.
“Juristja ime Iris Erebara e ka asistuar kompaninë amerikane që të bëjë regjistrimin në QKB. Nuk ka asnjë abuzim këtu, thjesht po vuaj pasojat që jam burri i ministres. Nuk kam pse të vuaj këtë fakt në punët e mia të biznesit vetëm se jam bashkëshorti i ministres”, ka deklaruar Artan Gaçi.
Por pyetja që lind është, a mund ta fitonte një status të tillë biznesmeni Artan Gaçi, nëse nuk do ishte bashkëshorti i ministres në atë kohë, Olta Xhaçka dhe po e njëjta pyetje shtrohet edhe për partneren amerikane të vëllait të ish-ministres.
Ndonëse për çiftin Gaçi-Xhaçka, çështja e kamuflimit dhe shmangies së konfliktit të interesit, nuk përbën problem, vetë Komiteti i Investimeve strategjike parashikon heqjen e statusit të investitorit strategjik, në momentin kur konstaton se janë kryer shkelje. Në rastin konkret janë zbuluar dy shkelje. Konflikti i interesit, por edhe falsiteti i gjysmës së pronës mbi të cilën po realizohet ky investim.
“Në rast se përgjatë zhvillimit dhe zbatimit të projektit investues strategjik “Dreamades Luxury Suites” konstatohen të dhëna të pavërteta, të rreme apo ndryshime të të dhënave të dala rishtazi, mbi bazën e të cilave nuk do të ishte vendosur për miratimin e statusit strategjik të këtij projekti me procedurën e veçantë, Komiteti i Investimeve Strategjike ka të drejtë të revokojë vendimin për dhënien e statusit strategjik. Ndërkohë që në muajin shtator në bazë edhe të vendimit të mëposhtëm Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, pranoi kërkesën e SPAK, për sekuestrimin e pronës prej 5 512 m2 në fshatin Gjilek në Dhërmi, që do të shërbente për ndërtimin e restortit ‘Dreamades Luxury Suites’ në pronësi të biznesmenit Artan Gaçi.”, ka deklaruar Komiteti i Investimeve Strategjike.
Por ndërsa kjo aferë mban emrin e shumë personave, deri më tani asnjërit prej tyre nuk i është komunikuar akuzë nga SPAK, edhe pse gjetjet e Prokurorisë së Posaçme janë të rënda dhe do të duheshin të shoqëroheshin me masa shoqërimi ose ndalimi, për personat përgjegjës.
Duke filluar nga Stavri Mëhilli dhe deri te personat e tjerë sipas radhës që kanë guxuar të kryejnë falsifikime të tilla deri në përvetësimin e një sipërfaqe të tillë prone. Me gjithë këto prova, tashmë është në dorën e SPAK të tregojë edhe njëherë se përpara ligjit, integriteti i pushtetarëve është i barabartë, në rastet kur konstatohen abuzime të tilla, gjë që mbetet për tu parë, nëse kjo prokurori do e ngrejë edhe njëherë stekën, kur bëhet fjalë për ministra të qeverisë aktuale Rama, që pushtetin e kanë vënë në shërbim të familjarëve të tyre të ngushtë.
Siç mund të provohet të jetë edhe rasti i investitorit strategjik, Artan Gaçi dhe bashkëshortes së tij, ish-ministres Olta Xhaçka dhe partneres së vëllait të saj, Taëni Sutton (Tauni Saton).
Marrë nga Balkan Web
Të fundit


Vodhi 11 200 euro aksesorë, arrestohet hajduti 'serial' i syzeve në Tiranë
25 Prill 2025, 09:41
Begaj niset drejt Italisë, do të marrë pjesë në varrimin e Papa Franceskut
25 Prill 2025, 09:29
Lamtumira për Papa Franceskun, mbi 128 mijë besimtarë në homazhe në 48 orë
25 Prill 2025, 09:21
Fushatë me asfalt për votat e fshatrave të Matit
25 Prill 2025, 08:59
Ushtroi dhunë dhe kanosi me armë bashkëshorten, arrestohet 40-vjeçari në Kamëz
25 Prill 2025, 08:51
Këmbimi valutor/ Me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja
25 Prill 2025, 08:40

Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
25 Prill 2025, 08:21
Si pritet të jetë moti sot, parashikimi për këtë të premte
25 Prill 2025, 08:09
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
25 Prill 2025, 07:53
"Rama tund kot pasaportën", Noka: Pika jonë e fortë është programi
24 Prill 2025, 22:56


Kryemadhi: Më pëlqen që shkoj në SPAK, bëj batuta
24 Prill 2025, 22:21
Këlliçi: Kampi opozitar mund të bëjë ndryshimin në 11 Maj, Rama pa ofertë
24 Prill 2025, 22:04
Tiranë/ I riu dhunohet brutalisht dhe merret peng
24 Prill 2025, 22:03

Krimet zgjedhor, Lala: Ka një hetim sekret, një të burgosuri iu sekuestrua telefoni
24 Prill 2025, 21:43
"Çdo orë del një skandal", Berisha: Tërmeti ndau 60 milionë euro me drejtorët e tij
24 Prill 2025, 21:21
DW: Mijëra vetë në "Marshimin e të gjallëve" në Aushvic
24 Prill 2025, 21:19

Një parti që gjithmonë ka menduar për Shqipërinë…
24 Prill 2025, 20:52


Analiza: Pse Haxhiu është mollë sherri për konstituimin e Kuvendit?
24 Prill 2025, 20:14
Berisha nga Saranda: Do rikthejmë rininë! Një vend pa rini, është një vend pa ëndrra
24 Prill 2025, 20:00
39 viktima nga sulmet e fundit të Izraelit në Gaza
24 Prill 2025, 19:57
“Nobeli i mjedisit” fitohet për herë të parë edhe nga dy aktivistë shqiptarë
24 Prill 2025, 19:35
"E rrënojnë këtë vend", Berisha: Saranda sot, miliona tonelata beton në të 4-anët
24 Prill 2025, 19:31

Berisha: Të gjithë në qeveri po hanë dardha me Ramën, po vjedhin qytetarin
24 Prill 2025, 19:06
Miliarderja më e re në botë! Kush është Lucy Guo, themeluesja e ScaleAI
24 Prill 2025, 18:53


Aksident në aksin Fier-Levan, furgoni përplas motomjetin, një i plagosur
24 Prill 2025, 18:17
Roma në kaos pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut: Dyndje dhe paralizim trafiku
24 Prill 2025, 18:07


Ambasada amerikane njofton përdorimin e sistemit të ri për takimet e vizave
24 Prill 2025, 17:30

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Sorensen takim zyrtar në Prishtinë
24 Prill 2025, 16:48

Video/ Spotet e fushatës: PS me sulme ndaj opozitës, PD me fokus te emigrimi
24 Prill 2025, 16:25
Dështon votimi i parë për zgjedhjen e drejtorit të RTSH
24 Prill 2025, 16:12

Blushi: Votoni PD-ASHM për të garantuar një të ardhme më të mirë për çdo Shqiptar
24 Prill 2025, 15:54
Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?
24 Prill 2025, 15:42
Këlliçi: Më 11 maj, nuk do jemi më popull i dorës së dytë
24 Prill 2025, 15:36


BB: në 2025, dobësimi i kërkesës dhe investimeve rrit pasiguritë
24 Prill 2025, 14:53
Tabaku takime në ish-bllok: Shpresa nuk është shuar
24 Prill 2025, 14:45
Kanosi bashkëshorten dhe djalin me hanxhar, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë
24 Prill 2025, 14:29
Organizata Drejtësi Sociale: Rama të dënohet për gjuhën denigruese dhe diskriminuese
24 Prill 2025, 14:15
Schmidt e pezullon financimin buxhetor për partinë e Dodikut
24 Prill 2025, 14:08
Pezullohet marrëveshja me Minskun, bjellorusët nuk hyjnë dot më në Shqipëri pa viza
24 Prill 2025, 13:57
Shtyhet sërish seanca për “Partizanin”, Gjokutaj: Kërkuam përjashtimin e gjyqtares
24 Prill 2025, 13:49
Shqipëria nuk po prodhon më, bien shpenzimet për materiale dhe furnitura
24 Prill 2025, 13:39

Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, e shtuna shpallet ditë zie në Shqipëri
24 Prill 2025, 13:17



Atentati me 4 të plagosur në Lundër, gjenden sende të autorëve në vendngjarje
24 Prill 2025, 12:30



Jep dorëheqjen drejtori i burgut të sigurisë së lartë të Peqinit
24 Prill 2025, 11:51
Retorika në fushatë: A po e shkel Rama vijën e kuqe?
24 Prill 2025, 11:43




Qëlloi në ajër gjatë konfliktit me fqinjin, arrestohet 42-vjeçari në Librazhd
24 Prill 2025, 10:46
Kërkoi heqjen e sekuestros për celularin, GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt
24 Prill 2025, 10:35
Shtyhet përballja e radhës mes Albana Vokshit dhe Vilma Nushit
24 Prill 2025, 10:23
Fushatë tallje në Republikën e Gallatës
24 Prill 2025, 10:12
Lodhja e pranverës, fenomeni që prek shumë njerëz me ardhjen e stinës së re
24 Prill 2025, 10:00
KQZ i shkel syrin ‘propagandës’ së institucioneve publike për Belinda Ballukun
24 Prill 2025, 09:51

Mbahet sot seanca e radhës për dosjen “Partizani”
24 Prill 2025, 09:32

Këmbimi valutor, 24 prill 2025
24 Prill 2025, 09:12
151 të plagosur nga tërmeti në Turqi, shkollat në Stamboll mbyllen për dy ditë
24 Prill 2025, 09:09

Aksidentohet 42-vjeçari shqiptar në Greqi, ndërron jetë në spital
24 Prill 2025, 08:39

Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
24 Prill 2025, 08:14
Parashikimi i motit, vranësira dhe reshje shiu të lokalizuara
24 Prill 2025, 07:58
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
24 Prill 2025, 07:46


Sondazhet për 11 majin, LaCivita: Duan të ndikojnë në opinionin publik
23 Prill 2025, 22:14
Fushata e PD-ASHM, Mediu: LaCivita në kontakt me ne mbi 3 herë në ditë
23 Prill 2025, 21:51

Merr flakë makina pranë stacionit të trenit në Durrës
23 Prill 2025, 21:23
E akuzuar për përndjekje, arrestohet ish-drejtoresha e spitalit të Dibrës
23 Prill 2025, 21:23
