Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Zbardhet marrëveshja “piramidë” për shitjen e apartamenteve në Durrës Yachts & Marina

Pas dhënies të statusit të investitorit strategjik zhvillimit të projektit Durrës Yachts & Marina, ku shteti dhuron truallin dhe përjashton nga taksat kompaninë zhvilluese, “Monitor” zbardh edhe kontratën për prenotimin e blerjeve të apartamenteve.
Nga “Marrëveshja për prenotim interesi” rezulton që investitori kërkon që të mbledhë me urgjencë paratë, teksa 20% e vlerës së apartamentit duhet të paguhet 5 ditëve nga nënshkrimi i marrëveshjes paraprake të shitjes dhe 20% deri në 3-6 muaj nga data e lejes së ndërtimit.
Pjesa tjetër prej 60% paguhet gradualisht nga ndërtimi i strukturës deri në përfundimin e objektit. Ndërkohë nuk jepet garancia se në përfundim do të blesh pronën sipas vend ndodhjes së prenotuar.
Më 8 dhjetor kompania “Eagle Hills Real Estate Development” hapi shitjet e apartamenteve nëpërmjet kontratave të prenotimit që iu shpërndanë të interesuarve.
Kompania njoftoi se apartamentet do të jenë me një deri në tre dhoma dhe do të fillojnë nga 110 mijë euro, “Marrëveshja për prenotimin e interesit” që përbehet prej 5 nenesh përcakton se nuk do të interpretohet si një marrëveshje paraprake shitblerjeje, por ekskluzivisht si një shprehje e interesit për të hyrë në listën e ngushtë të palëve të interesuara, që do të jenë të parët të ftuar për të pasur të drejtën për të nënshkruar marrëveshjen paraprake të shitjes.
Fillimisht marrëveshja parashikon që duhet të paguhet tarifa që paguhet për prenotimin e blerjes së apartamentit, që kushton 1,200 euro, ndërsa për garazhin tarifa është 500 euro. Kontrata përcakton në pikën 4.3 të saj se kjo tarifë duhet të paguhet 24 orë nga nënshkrimi i marrëveshjes dhe 2 orë pas hapjes së shitjeve.
Vetëm pasi paguhet tarifa e prenotimit dhe të kryhen pagesat për vlerën e buxhetit të akorduar për blerjen e apartamentit nëpërmjet mënyrës të parashikuar në kontratë të ndarë në 7 këste nëpërmjet blerësit dhe kompanisë zhvilluese do të nënshkruhet kontrata paraprake e shitjes.
Skema e pagesës së çmimit përfshin 40% të vlerës të ndarë në 3 këste që do të paguhet para marrjes së lejes së ndërtimit, si:
-20% e çmimit të blerjes të paguhet brenda 5 ditëve nga nënshkrimi i Marrëveshjes Paraprake të Shitjes;
-10% e çmimit të blerjes të paguhet jo më vonë se 3 (tre) muaj nga data e lejes së ndërtimit dhe
– 10% e çmimit të blerjes të paguhet jo më vonë se 6 muaj nga data e lejes së ndërtimit.
Pjesa tjetër prej 60% e vlerës së apartamentit do të paguhet, sipas skemës konkretisht:
-15% e vlerës para ose pas përfundimit të strukturës;
-20% të çmimit do të paguhet para ose pas vendosjes së xhamave;
-20% e çmimit të paguhet brenda 5 ditëve nga data e nënshkrimit të kontratës së shitjeve për transferimin e titullit të pronësisë së pronës;
– 5% e çmimit të blerjes të paguhet brenda 5 ditëve nga data e nënshkrimit të kontratës së shitjes për transferimin e titullit të pronësisë së pronës.
Ndërtues në Tiranë pohuan se nëse një blerës pronoton një apartament në një subjekt që nuk ka filluar të ndërtohet e bën me synimin për të zgjedhur vendndodhjen dhe çmimin preferencial, por kjo praktikë nuk ekziston për projektin e ndërtimit të apartamenteve në Durrës mbështetur te pika 2.2 e marrëveshjes së prenotimit të interesit. “Planimetria e kateve dhe/ose planimetria e pronave referuar në këtë marrëveshje janë vetëm për qëllime indikative dhe ilustruese, pasi këto planimetri nuk janë përfundimtare dhe janë subjekt i ndryshimeve”, citohet në kontratë.
Në kontratë thuhet se brenda 30 ditëve nga ftesa e investitorit strategjik, pala e Interesuar duhet të lidhë marrëveshjen paraprake të shitjes e cila do të jetë në thelb në formatin e bashkëlidhur kësaj Marrëveshjeje për Prenotimin e Interesit.
Në bazë të dokumentit në rast se pala e Interesuar nuk arrin të nënshkruajë marrëveshjen paraprake të shitjes brenda periudhës kohore të Marrëveshje për Prenotim Interesi specifikuar në nenin e mëparshëm, ose nuk paguan sipas afateve vlerën e buxhetit dakorduar në përputhje me Marrëveshjen Paraprake Shitjes, atëherë kjo marrëveshje për prenotimin e interesit do të konsiderohet e zgjidhur me efekt të menjëhershëm, të drejtat e palës së interesuar sipas kësaj marrëveshje pushojnë së ekzistuari dhe investitori strategjik do të ketë të drejtë të mbajë tarifën e prenotimit.
“Durrës Yachts & Marina” është një shoqëri e përbashkët mes qeverisë shqiptare (33% përmes Albanian Seaports Development Company) dhe dy shoqërive nga Emiratet e Bashkuara (Eagle Hills Real Estate Development, sh.a., dhe Nshmi Development L.L.C”, me 67% së bashku) dhe po zbaton projektin me status strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit”.
Projekti Durrës Yacht & Marina ka marrë statusin strategjik, pas të cilit shteti shqiptar u bë bashkë-aksioner, pasi në dispozicion të projektit u vunë 80 hektarë tokë shtetërore. Si investitore kompania ka përfituar lehtësi të shumta si përjashtimi nga taksa e infrastrukturës në ndërtim (4% e vlerës së shitjes dhe taksa e strehimit prej 3%).
Sipas planit të biznesit të projektit, të publikuar më herët, çmimet e shitjes do të variojnë midis 1500-2000 euro/m2, por duke qenë se skema funksionon në bazë të ofertës së investitorëve që duan të blejnë apartamente çmimi edhe mund të rritet.
Gjithsej, parashikohet ndërtimi i gati 13 mijë apartamenteve (4 mijë në fazën e parë dhe rreth 8600 në fazën e dytë), ndërsa do të këtë vetëm pak hotele me më shumë se 850 dhoma. Parashikohen vetëm 280 vende për jahte. 93% e sipërfaqes së ndërtimit të parashikuar do të jetë rezidenciale dhe nga 3.5% përkatësisht do të jenë hotele dhe sipërfaqe tregtare.
Investimi i parashikuar në fazën e parë është 595 milionë euro. Por, Kompanive investitore u kërkohet që të mbajnë në llogaritë e tyre një shumë që korrespondon me tridhjetë për qind (30%) të financimit të nevojshëm për zhvillimin e sheshit të fazës 1, pra rreth 180 milionë euro, ndërsa mund të grumbullojnë të ardhura nga shitjet, apo të fusin bashkë financues të tjerë. Kompania rezulton ndërkohë se po gjen rrugën më të shpejtë për sigurimin e të ardhurave, duke shitur apartamentet që në ajër.
Disa nene të “Marrëveshjes së Prenotimit të Interesit”
2.1 Pala e Interesuar shpreh interesin e saj për:
2.1.1 Apartamenti nr. [], në katin [•] të ndërtesës [] në Projektin Durrës Yachts & Marina, “Apartamenti” karakteristikat e së cilit do të përshkruhen në Planimetrinë indikative të pronës bashkëlidhur kësaj Marrëveshje, vetëm për qëllime ilustruese, si pjesë integrale e saj.
2.1.2 Vend parkimi nr. [], prej [•] m2, në bodrum (niveli []) të ndërtesës[•] në Projektin Durrës Yachts & Marina, “Vendi i Parkimit” karakteristikat e së cilit do të përshkruhen në Planimetrinë indikative bashkëlidhur kësaj Marrëveshje, vetëm për qëllime ilustruese, si pjesë integrale e saj.
2.2 Planimetria e kateve dhe/ose planimetria e Pronave referuar në këtë Marrëveshje janë vetëm për qëllime indikative dhe ilustruese, pasi këto planimetri nuk janë përfundimtare dhe janë subjekt i ndryshimeve.
3.2 Tarifa e prenotimit të Pronës është si më poshtë: 1,200 (njëmijë e dyqind euro) për Apartamentin Euro 500 (pesëqind Euro) për Vendin e Parkimit.
3.3 Vlera e Buxhetit të Dakorduar është e pagueshme me këste si më poshtë:
-20% e çmimit të blerjes të paguhet brenda 5 ditëve nga nënshkrimi i Marrëveshjes Paraprake të Shitjes;
– 10% e çmimit të blerjes të paguhet jo më vonë se 3 (tre) muaj nga data e lejes së ndërtimit;
-10% e çmimit të blerjes të paguhet jo më vonë se 6 muaj nga data e lejes së ndërtimit;
– 15% e çmimit të blerjes të paguhet me ose përpara përfundimit të strukturës;
-20% e çmimit të blerjes të paguhet me ose përpara përfundimit të vendosjes së xhamave;
– 20% e çmimit të blerjes të paguhet me ose përpara përfundimit të fasadës;
5% e çmimit të blerjes të paguhet brenda 5 ditëve nga data e nënshkrimit të Kontratës së Shitjes për transferimin e titullit të pronësisë së Pronës.
Palët bien dakord që kushtet e pagesës janë indikative dhe mund të jenë subjekt i ndryshimeve, në këtë rast plani i rishikuar do të informohet dhe pasqyrohet në Marrëveshjen Paraprake të Shitjes. Në momentin e nënshkrimit të saj. Palët bien dakord që Investitori Strategjik do të ketë të drejtën ekskluzive për të ndryshuar planin e pagesës sipas gjykimit të tij.
3.4 Tarifa e Prenotimit është e pagueshme si më poshtë:
Në një pagesë të vetme sipas afateve të përcaktuara në piken 4.3 të kësaj Marrëveshje.
4.1 Për qëllime të prenotimit të Pronës, Pala e Interesuar do t’i paguajë Shoqërisë Tarifën e Prenotimit siç specifikohet në pikën 3 të kësaj Marrëveshjeje.
4.2 Pala e Interesuar do të paguajë Tarifën e Prenotimit në përputhje me instruksionet e pagesës bashkëlidhur, e cila do t’i kreditohet Investitorit Strategjik me Marrëveshje për Prenotim Interesi themelimin e tij.
4.3 Nëse Tarifa e Prenotimit nuk paguhet brenda 24 (njëzet e katër) orëve nga nënshkrimi i kësaj Marrëveshje, kjo Marrëveshje do të zgjidhet automatikisht dhe nuk do të prodhojë asnjë efekt për Palët. Përjashtimisht, ditën e fillimit të shitjeve [p.sh. më datë 8 Dhjetor 2022], tarifa e prenotimit do të duhet të paguhet brenda 2 (dy) orëve.
4.4 Duke paguar Tarifën e Prenotimit, Pala e Interesuar fiton të drejtën për të lidhur me Investitorin Strategjik një Kontratë paraprake shitje në lidhje me pronën, në përputhje me kushtet dhe afatet përcaktuara në pikën 3 të kësaj Marrëveshjeje, dhe kushteve dhe afateve të tjera të përcaktuara nga Kontrata Paraprake e Shitjes (“Kontratë Paraprake Shitje”).
4.5 Për të shmangur çdo dyshim, sqarohet se kjo Marrëveshje për Prenotim Interesi, nuk përbën një marrëveshje paraprake për shitblerjen e Pronës dhe nuk ofron ose premton asnjë të drejtë në asnjë pronë.
4.6 Brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga ftesa e Investitorit Strategjik, Pala e Interesuar duhet të lidhë Marrëveshjen Paraprake të Shitjes e cila do të jetë në thelb në formatin e bashkëlidhur kësaj Marrëveshjeje Për Prenotimin e Interesit. Në rast se Pala e Interesuar a) nënshkruan Marrëveshjen Paraprake të Shitjes, brënda afatit të përmendur në fjalinë e mësipërme brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga ftesa e Investitorit Strategjik dhe b) paguan siç duhet të gjitha këstet e Çmimit të Blerjes të përcaktuara në Marrëveshjen Paraprake të Shitjes, Tarifa e Prenotimit e paguar sipas kësaj Marrëveshje do t’i kreditohet dhe do të njihet si pagesa e këstit të fundit të vlerës së buxhetit të dakorduar të Pronës sipas legjislacionit shqiptar.
4.7 Në rast se Pala e Interesuar nuk arrin të nënshkruajë Marrëveshjen Paraprake te Shitjes brenda periudhës kohore të Marrëveshje për Prenotim Interesi specifikuar në nenin e mëparshëm, ose nuk paguan sipas afateve vlerën e buxhetit dakorduar në përputhje me Marrëveshjen Paraprake Shitjes, atëherë kjo Marrëveshje për Prenotimin e Interesit do të konsiderohet e zgjidhur me efekt të menjëhershëm, të drejtat e Palës së Interesuar sipas kësaj Marrëveshje pushojnë së ekzistuari dhe Investitori Strategjik do të ketë të drejtë të mbajë Tarifën e Prenotimit./Monitor
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38