Flash News

E-TJERA

Zbardhet ngjarja në Shkodër/ Vëllezërit Doçi iu përgjigjen me pistoletë breshërisë së automatikut, ku nisi konflikti

Zbardhet ngjarja në Shkodër/ Vëllezërit Doçi iu

Zbardhet ngjarja e regjistruar një natë më parë në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku mbetën të plagosur dy vëllezërit Hoten dhe Marjan Doçi, 23 dhe 30 vjeç.

Këta të fundit janë arrestuar në kushtet spitalore nga policia e Shkodrës, ndërsa është shpallur në kërkim dhe autori i plagosjes së dyfishtë. Në kërkim është shpallur shtetasi Besmir Perkola, banues në fshatin Bardhaj në Shkodër.

Sipas burimeve nga vendngjarja, ka dyshime të forta se pasi Perkola ka qëlluar ndaj tyre me automatik kallashnikov, dy vëllezërit i janë përgjigjur të shtënave, duke qëlluar edhe ata me pistoletë në një shkëmbim zjarri. Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur gëzhoja plumbash nga armë të ndryshme.

Po të njëjtat burime bëjnë me dije se dy vëllezërit Doci ishin konfliktuar pak para ngjarjes me Besmir Perkolën në një lokal në fshatin Bardhaj . Pas konfliktit Besim Përkola është larguar nga lokali ka marrë armën dhe më pas i ka bërë pritë dy vëllezërve që po ktheheshin për në shtëpi.

Gjithsesi dy vëllezërit kanë mohuar se kanë pasur konflikt me Perkolan në deklaratën e dhënë për uniformat blu.

“Nuk kemi asnjë konflikt dhe nuk e kemi idenë përse na ka qëlluar personi tjetër dhe madje nuk e njohim se kush ka qenë. Ishim tek makina kur një person u afrua dhe qëlloi drejt nesh në mënyrë të papritur. Nuk e kemi idenë përse na ka qëlluar, sepse nuk kemi ndonjë konflikt”, mësohet të kenë thënë dy vëllezërit për policinë.

Policia e Shkodrës vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, si dhe vijon puna për gjetjen dhe kapjen e autorit të dyshuar Besmir Perkola.

Të fundit