Flash News

E-TJERA

Zbardhet shpërthimi me tritol në Shkodër, atentat punonjësit të Tatimeve

Zbardhet shpërthimi me tritol në Shkodër, atentat punonjësit

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga shpërthimi me lëndë plasëse i regjistruar këtë të martë në qytetin e Shkodrës. 

Policia bën me dije se lënda plasëse ishte vendosur në makinën e Enea Buzukja, punonjës i Tatimeve dhe në momentin që ky i fundit ka ndezur mjetin ka shpërthyer. 

Si pasojë e shpërthimit, Buzukja ka mbetur i plagosur dhe është nisur drejt spitalit për ndihmë mjekësore ku raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Nuk dihet ende se kush janë autorët e rastit. 

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 11:35, në lagjen “Ndoc Mazi”, në momentin që shtetasi E. B. ka ndezur automjetin e tij, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në automjet.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi E. B., 38 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Të fundit