Flash News

E-TJERA

Zbardhet vendimi, pse e rrëzoi ‘Kushtetuesja’ Bordin e Transparencës për Ushqimet

Zbardhet vendimi, pse e rrëzoi ‘Kushtetuesja’ Bordin e

Gjykata Kushtetuese rrëzoi më 22 shkurt Bordin e Transparencës për Ushqimet e Shportës. Sipas vendimit të zbardhur, Kushtetuesja ka argumentuar se akti normative i qeverisë nuk plotëson kushtet e urjgencës.

Sipas gjykatës, qeveria nuk është gjendur në kushte të cilat e bënin të dmosdoshme miratimin e një akti të tillë normative, teksa thekson se përdorimi gjerësisht, do të cenonte pavarësinë e pushtetut legjislativ dhe karakterin demokratik të shtetit.

“Mbetet në vlerësimin e Këshillit të Ministrave, por çmohet se përdorimi i tij gjerësisht dhe jo në kushtet e parashikuara nga Kushtetuta, do të cenonte pavarësinë e pushtetit legjislativ dhe karakterin demokratik të shtetit. Kjo e drejtë ka natyrë lejuese dhe përjashtimore, prandaj Kushtetuta e ka kushtëzuar ushtrimin e saj me ekzistencën e nevojës dhe urgjencës, si dhe me kontrollin përfundimtar nga Kuvendi të akteve të nxjerra.

Nëse ekziston nevoja për nxjerrjen e një ligji, por pa ndonjë urgjencë të dukshme, qeveria nuk mund të ndërmarrë nismën për nxjerrjen e aktit normativ me fuqinë e ligjit, pasi kjo do të përbënte detyrë të pushtetit legjislativ. Vetëm kur situata e krijuar vlerësohet e pamundur të presë aq kohë sa nevojitet për nxjerrjen e ligjit të nevojshëm nga organi legjislativ, qoftë edhe nëpërmjet procedurave të përshpejtuara, iniciativa ligjvënëse mund t’i kalojë qeverisë. Nëse nuk do të vlerësohej ky aspekt, qeveria do të merrte, pa të drejtë, funksionet ligjvënëse të Kuvendit”, thuhet në vendimin e Kushtetuese.

Gjykata thotë se nuk vë në diskutim ndikimin që lufta Rusi-Ukrainë solli në tregjet ndërkombëtare, por vlerëson se relacionet shoqëruese të Aktit Normativ nuk kanë një vlerësim konkret të tregut kombëtar dhe konsumatorit shqiptar, nga impakti i luftës. Sipas gjykatës, ne realizionin e aktit normative lufta nuk përmendet as si urgjencë.

Të fundit