Flash News

E-TJERA

Zbardhet vrasja e Pavlin Prekës, në pranga dy autorët

Zbardhet vrasja e Pavlin Prekës, në pranga dy autorët

Policia e Shkodrës ka zbardhur vrasjen e Pavlin Prekës, ndodhur më 27 shkurt 2025 në fshatin Guci e Re, duke arrestuar dy persona të dyshuar si autorë të krimit.

Në kuadër të operacionit janë vënë në pranga Klaudio Lisaj, 20 vjeç, dhe Vasel Koçeku, 43 vjeç. Dy të arrestuarit dyshohen për “Vrasje me paramendim” të kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municionit”.

“Zbardhet vrasja e kryer në fshatin Guci e Re, Shkodër. Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Pesha e krimit”, duke arrestuar dy persona të dyshuar si autorë të vrasjes së shtetasit P. P., e ndodhur më 27 shkurt 2025.

Si rezultat i hetimeve intensive të zhvilluara nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, janë identifikuar dhe vënë në pranga shtetasit Klaudio Lisaj, 20 vjeç, banues në fshatin Mgull, dhe Vasel Koçeku, 43 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri.

Sipas Policisë, arrestimet u kryen në kuadër të operacionit policor “Pesha e krimit”, i cili u zhvillua me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësisë Shkodër, Forcës së Posaçme “Shqiponja”, si dhe shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër.

Dy të arrestuarit dyshohen për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit””, njofton policia.

Të fundit