Flash News

E-TJERA

Zbardhet vrasja në Shkodër, ku humbi jetën 46-vjeçari, Policia: I biri u përfshi në një konflikt, autorët janë identifikuar

Zbardhet vrasja në Shkodër, ku humbi jetën 46-vjeçari,

Policia ka zbardhur vrasjen e ndodhur paraditen e sotme në fshatin Mushan, në Shkodër, ku u gjet i vrarë me armë në mjetin e tij tip “BMW”, 46 vjeçari Ridvan Hyseni. Policia bën me dije se autorët janë identifikuar, ndërsa vijon puna për kapjen e tyre.

Nga hetimet e bëra rezulton se, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Autorët e dyshuar gjatë paradites ishin konfliktuar me djalin e Ridvan Hysenit, i cili dyshohet se ka ndërhyrë për të sqaruar situatën dhe për pasojë ka mbetur i vrarë me armë zjarri.

“Nga tërësia e veprimeve hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Autorët e dyshuar gjatë paradites ishin konfliktuar me djalin e shtetasit R. H. dhe më pas dyshohet se ky shtetas ka ndërhyrë për të sqaruar situatën dhe për pasojë ka mbetur i vrarë me armë zjarri”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Të fundit