Flash News

E-TJERA

Zbulohen detaje të reja për laboratorin e kokainës në Qerekë, 3 kimistë të huaj të përfshirë në prodhimin e drogës

Zbulohen detaje të reja për laboratorin e kokainës në

Hetimet për laboratorin e kokainës të zbuluar në fshatin Qerekë të Fushë Krujës kanë zbuluar detaje të reja. Raportohet se dy shtetas nga Venezuela dhe një nga Kolumbia ishin kimistët që kishin si detyrë prodhimin e lëndës narkotike.

Laboratori ishte ngritur në një shtëpi të fshehur dhe të izoluar, e cila nuk kishte fushëpamje nga rruga kryesore, duke lejuar kështu operacione të fshehta pa rrezik. Sipas hetimeve, kokaina e kontrabanduar nga Amerika Latine kalonte në Shqipëri e fshehur në lëkurën e gjedhëve dhe më pas përpunohej në laboratorin e fshehur.

Operacione të koordinuara nga SPAK kanë çuar në sekuestrimin e rreth 89 kilogramë përzierje të ngurtë dhe 50 kilogramë solucion të lëngshëm për krijimin e kokainës. Po ashtu, janë konfiskuar pajisje të specializuara dhe substanca kimike të përdorura në procesin e përpunimit. Një tjetër gjetje e rëndësishme ishte sekuestrimi i 48 tonëve lëkurë gjedhësh, që shërbenin si mbulesë për kokainën e kontrabanduar.

Ky laborator kishte nisur aktivitetin në vitin 2023, ndërsa procedimi penal ka nisur menjëherë pas zbulimit të tij. Pas këtij operacioni, autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht këtë rrjet të avancuar të prodhimit dhe trafikimit të drogës.

Të fundit