Flash News

E-TJERA

Zbulohen dy parcela me kanabis në Mallakastër

Zbulohen dy parcela me kanabis në Mallakastër

Dy parcela me lëndë narkotike janë zbuluar në fshatin Gjerbës në Mallakastër.

Policia njofton se nga kontrollet në zonë janë konstatuar 2 parcela të mbjella me rreth 70 bimë të dyshuar narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjesuan dhe një pjesë e tyre u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë që ende po punohet për zbardhjen e këtij rasti dhe kapjen e autorit/ve.

“Komisariati i Policisë Mallakastër nga kontrollet e vazhdueshme për kultivimin e bimëve narkotike, në fshatin Gjerbës, ka konstatuar 2 parcela të mbjella me rreth 70 bimë të dyshuar narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjesuan dhe një pjesë e tyre u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Po punohet për zbardhjen e këtij rasti dhe kapjen e autorit/ve.”– njofton policia.

Të fundit