Flash News

E-TJERA

Zbulohet ferma e kanabisit në Itali, arrestohen 5 shqiptarë

Zbulohet ferma e kanabisit në Itali, arrestohen 5 shqiptarë

Autoritetet italian kanë kryer një operacion antidrogë në provincat Cuneo, Torino, Asti dhe Rimini në Itali, duke arrestuar 14 persona të cilët janë nën hetim për tregti dhe trafik droge.

Gjatë operacionit policor u gjetën 510 bimë kanabis dhe 18 kg marijuanë të paketuara dhe gati për t’u shitur. Sera ishte e krijuar me kushtet e duhura për rritjen e bimëve dhe mbikëqyrej nga dy punëtorë që kujdeseshin për to.

Ferma e kanabisit administrohej nga një organizatë kriminale italo-shqiptare aktive midis Langhe dhe Roero, me degë në zonën e Astit, shkruajnë mediat italiane.

Në pranga kanë përfunduar: pesë shqiptarë dhe tre italianë. Mes këtyre të fundit është edhe njeriu që ka vepruar si ndërmjetës me kanalin kryesor të furnizimit me kokainë, i ardhur nga Kalabria.

Akuzat ndaj të arrestuarve përfshijnë edhe zhvatje dhe mbajtje pa leje të armëve të zjarrit. Karabienierët sekuestruan edhe një armë e cila iu përdorej për klientët me borxhe të mëdha, për t’i kërcënuar.

Të fundit