Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Kjo është historia e çuditshme e një cope letre të harruar mbi në një arkë, e cila shpërbën fillin e një peripecie që shkon deri në tryezën e pijes kryeministrore. Atë letër faturë, oficerët e BKH-së e gjetën mes kartonëve të bodrumit të vilës që kishte Ergys Agasi në zonën e rezidencave qeveritare në plazhin e Durrësit.
Me urdhër të SPAK hetuesit gjendeshin aty në zbatim të masës “arrest me burg” për atë që ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj e kishte etiketuar si “kordinatori i Edi Ramës me bandat kriminale”.
Në këtë kuadër ata kontrolluan shtëpinë dhe bodrumet, ku njësoj si në kompleksin Equos Resort gjendeshin vera dhe shampanjë e shtrenjtë. Por në njërën mes arkave të stivuara, e harruar aty, u gjend edhe një faturë si ato të ëester Union e kompanisë Fast&Freesh Ajola. Hetimi u thellua në këtë pikë dhe kompania rezultoi të ishte në pronësi të biznesmenit, Andis Pepa, emri i të cilit aktualisht është regjistruar në dosjen e grupit të strukturuar kriminal.
Në aktivitetin e saj rezultonte edhe importimi në periudhën tetor 2024- nëntor 2025 i pijeve me çmime marramendëse. I gjithë aktiviteti i blerjeve të këtyre verërave, sipas një dokumenti të SPAk që Lapsi.al ka lexuar shkonte diku tek 1.1 milionë euro. Por historia nuk mbaron këtu. Këto vera pastaj i faturoheshin kompanive të Ermal Beqirit, njërit prej përfituesve të mëdhenj të tenderave të AKSH-it ndaj të cilit është dhënë masa e arrestit me burg si pjestar i grupit të strukturuar kriminal që përvetësonte paratë publike. Në këtë pistë hetimi i SPAK është thelluar edhe më shumë. Ata kanë marrë në pyetje biznesmenin Andis Pepa që importonte verërat. Ai ka treguar se është paguar, herë kesh dhe herë jo, nga një punonjëse e Ermal Beqirit, Arjola Koromani. Ajo përveçse derdhte paratë bënte dhe përzgjedhjen e llojit të etiketës që ishte e destinuar të konsumohej në nivele shumë të larta.
Në dosjen e gjykatës që ka vendosur sekuestrimin e pasurive të Drejtoreshës së AKSH, Mirlinda Karçanaj, Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit, Thuhet: “Dyshimet se këto produkte janë paguar dhe porositur për llogari të të hetuarit Ergys Agasi, janë konfirmuar dhe nga shpjegimet e të hetuarit Andis Papa”. Ai ka shpjeguar para hetuesve se: “… Jemi marrë dhe me import verash të shtrenjta, të cilat kryesisht kanë qenë porosi të shtetases Arjola Kormani…”
Ndërsa lidhur me blerjet e pijeve të shtrenjta alkoolike, ai shpjegoi se: “Dua të sqaroj se rreth vitit 2023 më është kërkuar nga shtetasja Arjola Koromani, si përfaqësuese e shoqërisë Soft & Solution, që të importonim disa vera meqënëse kompania Fast & Fresh mund ta kryente si procedurë. Porositë i ka bërë gjithnjë në mënyrë të drejtpërdrejtë shtetasja Arjola Koromani, madje dhe fatura që më vinte në dispozicion, ka emrin Arjola për sipër, pasi porositë i bënte direkt ajo por, në emrin e shoqërisë Fast & Fresh. Pagesat për këto produkte, bëheshin në këtë formë, pra ajo bënte porosinë, mua më vinte fatura nga shitësi dhe unë bëja pagesën me bankë nëpërmjet Union Bank.
Më pas, Arjola i paguante verërat në varësi të likuiditetit, kishte dhe raste që lekët vinin nga shoqëria Soft & Solution, paraprakisht, me bankë dhe më pas kaloja në pagesa kesh. Kur nuk kishte mundësi, ajo sillte dhe lekët kesh, në formën e paradhënies. Dua gjithashtu të sqaroj se shoqërisë Soft & Solution nuk i kemi shitur verëra me fitim, por gjithnjë me vlerën që i bleja, ky fakt edhe për shkak të bashkëpunimit dhe njohjes me Ermal Beqirin…”
Niskur nga kryqëzimi i fakteve dhe të dhënat e hetimit SPAK dyshon se kjo sasi pijesh të shtrenjta që arrin shumën 94 423 883 lekë të reja, ishin pjesë e paketës së ryshfeteve që Ermal Beqiri jepte për tenderat që merrte në AKSH
“Ato përbëjnë përfitim të parregullt e korruptiv të të hetuarit Ergys Agasi, i cili në bashkëpunim me të hetuarën Mirlinda
Karçanaj kanë mundësuar shpalljen fitues të operatorëve ekonomikë Soft & Solution shpk; Fastech shpk; First shpk si dhe shoqërive të tjera të lidhura me to”, thuhet në dosjen e SPAK.
Pikërisht verat e importuara nga kompania e Andis Papës ishin pjesë e asaj xhalos mediatike që ndodhi në Equos Resort, ku pas sekuestrimit ato u zhduken. Mes tyre gjendeshin edhe shishet e famshme burgonjase, Romanee e Conti, të cilat kushtonin mbi 30 mijë euro një copë.
Ato shishe të rralla që grupi kriminal që pasi vidhte para publike, rrëmbente njerëz për ti frikësuar që mos merrnin pjesë në tendera, i konsumonte në darkën në tryezën e Edi Ramës. Kur Arben Ahmetaj, në intervistën për Cim Pekën e tha këtë fakt, pra se Rama dhe Gys Agasi pinin verëra nga 30 mijë euro shishja kjo u duk në një ekzagjerim. Por kur në qilarin e Agasit u gjetën shishet Romanee e Conti dhe sidomos kur ato u rrëmbyen pë lënë gjurmë edhe pas sekuestrimit gjithçka u bë më e qartë.
Por, sot përpos kësaj ne dimë edhe rrugën se si vinin ato deri në darkat kryeministrore. Falë parave publike që fitoheshin nga tenderat e AKSH-it, prej kompanive të Ermal Beqirit i cili më pas paguante kompaninë Fast&Freesh, për ti sjellë ato në Shqipëri. Dhe të mendosh se e gjitha kjo u zbardh nga një faturë e harruar rastësisht në një nga arkat e bodrumit të vilës në bllok të Ergys Agasit./ Lapsi.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38