Flash News

E-TJERA

Zbulohet rrjeti kriminal në Belgjikë, 'koka' e grupit shqiptar

Zbulohet rrjeti kriminal në Belgjikë, 'koka' e grupit

Fatos M., pronar i një kafeneje shqiptare në Antverp, akuzohet për tregti armësh dhe drogë, pas një hetimi të realizuar nga agjentë të infiltruar.

Sipas mediave të huaja Fatos M. kishte krijuar një rrjet kriminal për tregtinë e armëve dhe drogës, duke e mbajtur gjithçka nën kontroll në kafenenë e tij, Pimpelhof. Sipas prokurorisë, agjenti i infiltruar, i koduar “Edi”, fitoi besimin e plotë të M., aq sa ky i fundit i kërkoi të bëhej kumbar i djalit të tij.

Gjatë hetimit, “Edi” ishte i pranishëm në tregti armësh dhe kishte marrë pjesë në transaksione të organizuara nga M., ku përfshiheshin pushkë, pistoleta me silenciator dhe madje eksplozivë. Agjenti arriti gjithashtu të fusë një tjetër koleg nën mbulim, “Armend”, duke zbuluar planet e trafikimit të drogës drejt Skandinavisë, nën drejtimin e një figure të identifikuar si Christos S., i cili rezultoi të ishte një identitet i rremë.

Pas disa muajsh, policia bastisi vendet e M., S. dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Të hënën, 15 persona dolën para gjykatës në Antverp. Prokuroria kërkoi dënime deri në 12 vjet burg dhe gjoba deri në 200.000 euro për dy drejtuesit kryesorë, ndërsa të tjerët rrezikojnë nga 3 deri në 10 vjet burg.

Avokatët mbrojtës argumentojnë se shumë nga provat janë të bazuara vetëm në deklaratat e agjentëve nën mbulim dhe kërkojnë shpalljen e pavlefshmërisë së ndjekjes penale. Ata e cilësuan hetimin si të nxitur dhe me mangësi provash konkrete, duke vënë në dyshim seriozitetin e akuzave.

Të fundit