Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Zbulohet vendimi i qeverisë së Zogut në ’39-ën për dhënien e vizave izraelitëve: Kurrnji çëfut s’asht kthye në Gjermani
Publikohen disa dokumenta arkivore të panjohura të nxjerra nga Arkivi Qëndror i Shtetit në Tiranë, të cilat tregojnë për vendimin e marrë nga ana e qeverisë mbretërore të Monarkisë së Zogut e kryesuar nga kryeministri Koço Kota, në muajin shkurt të vitit 1939, mbi dhënien e vizave turistike të hebrenjëve që jetonin në shtete të ndryshme të Europës, që kërkonin të vinin në Shqipëri.
Si dhe korrespodencën e Ministrisë së Punëve të Jashtëme në Tiranë, e kryesuar prej ministrit, Ekrem bej Libohova, me disa nga konsullatat e Mbretërisë Shqiptare të akredituara në vënde të ndryshme të Europës, si Berlin, Zagreb, Beograd, etj., të kryesuar nga diplomatët e njohur, Rauf Fico, Tahir Shtylla, etj., lidhur me qarkoren e lëshuar nga kabineti i Koço Kotës, për lehtësirat që u duheshin krijuar izraelitëve që kërkonin të vinin në Shqipëri dhe mos kthimin e tyre në Gjermani, pasi internoheshin menjëherë në kampet e Dachaut e Buchenwaldit.
Në Forumin Ballkanik kundër Antisemitizmit, që u mbajt para disa ditëve në Tiranë nga Kuvendi i Shqipërisë, por dhe në aktivitete të ndryshme të kësaj natyre, si ajo e 27 janarit, e njohur si “Dita e përkujtimit të Holokaustit”, konstatohet me krenari që “populli shqiptar mbrojti dhe strehoi hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore”!
Kjo që thuhet, për fat të keq është vetëm gjysma e së vërtetës! Themi kështu, pasi hebrenjtë në Shqipëri, nuk u mbrojtën dhe u strehuan vetëm gjatë Luftës së Dytë Botërore, por edhe gjatë periudhës së Monarkisë së Zogut, kryesisht nga nëntori i vitit 1938, (në datat 9 e 10 nëntor, e njohur ndryshe si “Netët e kristalta” apo “Netët e xhamave të thyer”) kur në disa prej qyteteve kryesore të Gjermanisë naziste si dhe Austrisë, filluan sulmet e para ndaj hebrejve, nga ana e formacioneve paramilitare SS, (huligane ekstremiste) të cilët sulmuan, thyen, plaçkitën e shkatërruan, me qindra shtëpi, biznese e lokale të hebrenjve.
Si pasojë e këtij pogromi, rreth 100 hebrenj mbetën të vdekur dhe mijra të tjerë përfunduan në kampet e përqëndrimit në Dachahu dhe Buchenwald. Kjo gjë, pra “Netët e kristalta”, do të shënonin edhe de facto fillimin e dhimbshëm të holokaustit që do të merrte jetën e më shumë se 6 milion hebrenjve dhe po aq rusëve, polakëve, dhe etnive të tjera jo hebreje (mids të cilëve dhe shqiptarë), në kampet naziste të çfarosjes në Europë.
Pas viteve ’90-të janë bërë publike mjaft dokumenta, ku ministra, kryeministra e funksionarët të tjerë të lartë të Monarkisë së Zogut, si: Mehdi Frashëri, Koço Kota, Vasil Avrami, Yzedin Beshiri, Rauf Fico, Tahir Shtylla, por dhe në periudhën e pushtimit (1939,1944) si Qazim Mulleti, Kol Bib Mirakaj, Shefqet Vërlaci, Mustafa Kruja etj, pajisën me viza e pasaporta, me dhjetra e dhjetra hebrenj, duke i sjellë ata në Shqipëri, ku më pas ata gjetën strehë e mbrojtje nga familjet shqiptare. Sa më sipër, veç të tjerave kjo gjë konfirmohet e bëhet e ditur edhe nga disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qëndror i Shtetit dhe që publikohen për herë të parë në këtë shkrim, ekskluzivisht nga Memorie.al.
Vendimi i Këshillit të Ministrave për dhënien e vizave turistike izraelitëve:
K Ë SH I LL I M I N I S T R U E R
Këshilli Ministrurer në mbledhjen e Tij të sotshme të mbajtun nën kryesinë e Z. Koço Kota, Kryeministër e Zav. Ministër i P. Botore, me anëtar ZZ. Faik Shatku, Ministër i Drejtësisë, Ekrem Libohova, Ministër i Punëve të Jashtëme, Musa Juka, Ministër i Punëve të Brendëshme, Kol Thaçi, Ministër i Financavet, Abdurrahman Dibra, Ministër i Arsimit, Rrok Gera, Ministër i Ekonomisë Kombëtare, në vijim të vendimit të tij Nr. 118 datë 28.I.1939,
Që izraelitët, për me mujt me marrë vizë me ardh në Shqipni në formë Turizmi, duhet të kenë edhe këto kondita:
Për çdo person, duhet të jetë e shënueme në pasaportë se ka me vehte të paktën 500 fr. Ari për t’i bamë ballë me këtë shumë shpenzimeve të qëndrimit në Shqipni për një muej kohë, konform me vendimin e sipërshënuem. Me fjalën, çdo person, kuptohet se kur vjen këtu një familje, duhet se çdo pjestar i saj të ketë sejcili nga 500 fr. Ari, tue shënue nhë pasaportë:
Gjithashtu duhet të jetë e shënueme në pasaportën, pranon kthimin po n’atë shtet mbas një mueji qëndrimi në Shqipni të çdo personi a familje izraelite, ose të ketë në pasaportë shenjimin e nji të tillë pranimi të ndonjë Shteti tjetër (affidavis).
Po nuk kjenë plotsue këto dy kondita, përfaqësitë diplomatike e konsullore të Mbretnisë s’onë, mos të lëshojnë vizë pasaporte për Shqipni.
KRYESIJA E KËSHILLIT MINISTRUER Tiranë, 27.2.1939
Ministrisë së P. të Jashtëme
Për dije dhe veprim ju dërgohet kopja e mësipërme
e vendimit të Këshillit Ministruer.
Letra e ambasadorit shqiptar në Beograd, Tahir Shtylla, për Ministrinë e Jashtëme në Tiranë
DELEGATION ROYALE D’ALBANIA Belgrad, më 22 Fruer 1939
SHKURTIMI: Mbi akordimin e vizave turistike të izraelitëve
Në lidhje me qarkoren e saj P.T. Ministrie me Nr. 637/67 e datës 8.2.1939, përkatëse me lëshimin e vizave turistike për një muaj izraelitëve që dëshirojnë të shkojnë në Shqipëri, kam nderin t’i parashtroj Ekselencës s’Uaj, se Konsullata Nderi të Mbretnisë që kanë marrë edhe ato qarkoren e sipërme, do t’i japim një aplikim të gjerë kësaj, duke akorduar fare kollaj viza turistike izraelitëve që kërkojnë refuige në vëndin t’onë. Kështu Kryekonsullata jonë në Zagreb, titullari i së cilës favorizon izraelitët, sepse është vetë izraelit, me këtë qarkore do t’i ketë duart e lira dhe do të mbushë Shqipërinë me izraelitë.
Prandaj e shoh të udhës që për të evituar një inkonvient të tillë, të kufizohet aplikimi i qarkores në fjalë, vetëm për Përfaqësitë e Karrierës dhe jo ato të Nderit dhe në rast se Ekselenca e j’Uaj, e shifni t’arsyeshme këtë proponim t’em, Ju lutem që, me anën e një qarkoreje tjetër, t’u hiqet Konsullatave Nderi e drejta e akordimit të vizave turistike, të cilat, urdhërore që kanë kërkesa për turistëve të kësaj origjine, le t’i drejtohen kësaj origjine, le t’i drejtohen kësaj Legate ose Konsullatave të Karierës. Duke pritur një përgjigjie t’ë Ekselencësd s’Uaj, u shkrova Konsullatave Nderi në Zagreb e Split, që të presin udhëzimet e mia për këtë çështje.
Lus, pra, Ekselencën j’Uaj, që të kini mirësinë të më nepni një përgjigjie të shpejtë.
Pranoni Ju lutem, Zoti ministër,
Letra e Konsullit të Legatës shqiptare në Berlin, Rauf Fico, për Ministrin e Punëve të Jashtëme, Ekrem Libohova, në Tiranë
LEGATA MBRETNORE E SHQIPNISË Berlin, më 10 mars 1939
Shkurtimi: Njoftohet marrja e qarkores,
Kam nderin t’i parashtroj asaj P.T. Ministrije marrjen e qarkores Nr. C.V. 637/75 me datën 4 Mars 1939.
Me këtë detyrohem t’u parashtroj si kjo qarkore ndalon krejtësisht dhënjen e vizave turistike për izraelitët, për asrye se kush nuk mundet që të qisi nga Gjermania më tepër se 10 marka. Sa për izraelitët edhe marrja e devizave, është e pamundur. Çifutët, parat e duhura, i sigurojnë mbasi të dalin nga Gjermania, pra asnjeri nuk mund të sigurojë se disponoin 500 fr. Ari.
J’u lutem Shkëlqesë pranoni nderimet e mia të nalta.
Ministër i Punëvet të Jashtëme
T I R A N Ë 15 MARS 1939-1 PRILL 1939
Letra e Konsullatës Mbretrore Shqiptare në Vienë, për Ministrinë e Punëve të Jashtëme në Tiranë
KONSULLTA MBRETNORE E SHQIPNISË NË VJENË
Shkurtimi: Gjegja e Qarkores Nr. C.V.617/75. Datë 4.3.1939. Mbi vizën turistike për izrealitët
Ministri Mbretnore të Punve të Jashtëme
Kemi nderin të njoftojmë, se muermë shënim mbi sa përmëndet me Qarkoren në fjalë për vizën turistike t’izraeliëtëve.
Nji qi e njef mirë gjëndjen e izraelitëve të ktushëm, e kupton mirfilli, se në themel të Vendimit të Këshillit Ministruer Nr. 210. (datë 25 të m.të k.) nuk do të jet ma kurrsesi e mundur për nji emigrant, me pasë vizë turistike për Shqipni për arsye se:
Nuk mund të marrë me vete ma se RM 10, përveç biljetave t’udhëtimit.
Megjithqi zyrtarisht nuk asht ndalue e kthymja e izraelitëve në Gjermani, eksperjenca e nji motmoti na tregon, se kurrnji çëfut nuk asht kthye deri më sot këtu. Riatdhesimi i tyne do të kishte për konsekvencë internimin në Dachau apo Buchenëalde.
Në këtë rasë po njoftojmë për rregullim, se nga ata 48 emigranta për të cilët u autorizuem telegrafisht mbrenda muejit të k.m. me u lëshue viza turistike për nji muej, kanë marrë deri tash 23 veta viza, ndërsa resti; d.m.th. 25 nuk kanë edhe pasaporta. Pra për t’evitue çfarëdo mosmarrëveshje, lutemi të na njoftohet sa ma parë a me u lëshue këtyne të fundit viza turistike, apo jo./ Memorie.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38