Flash News

E-TJERA

Zetori përplaset me motorin, dy viktima në Korçë

Zetori përplaset me motorin, dy viktima në Korçë

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në Korçë.

Një zetor është përplasur me një motor në fshatin Zëmblak, e për pasojë, kanë humbur jetën dy persona. 

"Më datë 13.09.2022, rreth orës 17:00, në rrugën dytësore Zvezdë-Zëmblak, janë përshirë në një aksident rrugor mjeti tip motor me drejtues shtetasin A. Xh., 46 vjeç, me një mjet bujqësor me drejtues shtetasin I. K., 37 vjeç dhe pasagjere shtetasen H. K., rreth 58 vjeçe. Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë drejtuesi i motorit A. Xh. dhe pasagjerja e mjetit bujqësor shtetasja H. K", sqaron policia. 


Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Të fundit