Flash News

E-TJERA

Zv.ministri i Jashtëm i Greqisë për arrestimin e Fredi Belerit: Ndalimi, i papranueshëm

Zv.ministri i Jashtëm i Greqisë për arrestimin e Fredi Belerit:

Zëvendës ministri i Jashtëm i Greqisë, Miltiadhis Varviciotis ka reaguar në lidhje me arrestimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Himarën, Fredi Belerin.

Në një intervistë për radion SKAI, ai u shpreh se ata janë pranë minoritarëve grekë të Shqipërisë dhe tha gjithashtu se arrestimi i Belerit është i papranueshëm.

“Arrestimi i kandidatit për kryetar të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, është i papranueshëm. Kemi hedhur menjëherë të gjitha hapat e duhura rrugën diplomatike dhe po monitorojmë çështjen. Jemi me minoritetin grek të Shqipërisë”, tha Varviciotis.

Kujtojmë se bashkë me Belerin janë arrestuar dhe 3 persona të tjerë, avokati, një pjesëtar i shtabit elektoral dhe një qytetar.

 

Të fundit