Flash News

E-TJERA

Zgjatja e afateve të vettingut, Meta ironizon qëndrimet e Bashës: Lulzimi faqen ndërron, dje mallkonte, sot lavdëron

Zgjatja e afateve të vettingut, Meta ironizon qëndrimet e Bashës:

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pasi kuvendi miratoi zgjatjen e afateve të vettingut.

I ftuari në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, Meta ka ironizuar qëndrimet e kreut të PD, Lulzim Basha, lidhur me këto votime.

“Lulzimi faqen ndërron, dje mallkonte, sot lavdëron. Për fat të keq në bindjen time të plotë Basha është shërbëtori me i devotshëm i Edi Rames, për kapjen e shtetit dhe reformës ne drejtësi. Basha është ne thelb një politikan absurd, pa koherencë.

Çdo humbje e Lulzim Bashës, ai e shpall si fitore. Lulzim Basha ka përgjegjësi të madhe në këtë vend, ai hodhi ne erë pluralizmin politik në këtë vend. Ai,  dogji mandatet dhe i dorëzoi të gjitha institucionet e pavarura të Edi Rama. Bojkotoi reformën në drejtësi dhe i dorëzoi edhe pushtetin vendor, duke mos pasur opozita asnjë këshilltar në të gjithë Bashkitë e vendit”, tha Meta.

 

Të fundit