Flash News

E-TJERA

Zgjedhjet e 11 majit, 25 shkurtit afati i fundit për regjistrimin e partive politike

Zgjedhjet e 11 majit, 25 shkurtit afati i fundit për regjistrimin e partive

Më 25 shkurt është afati i fundit i regjistrimit të partive politike në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Sipas kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi, u shpreh se më 12 mars përfundon afati për koalicionet.

“25 shkurt përfundon afati për regjistrimin e partive politike, 7 mars përfundon afati për regjistrimin e koalicioneve, në 12 mars përfundon afati për depozitimin e listave shumemërore”, shprehet Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Në 25 mars pritet të nisë prodhimi i fletëve të votimit, që ndryshe nga parlamentaret e kaluara, kandidatët ashtu siç e përcakton edhe kodi elektoral nuk do të jenë me numra, por me emra.

Celibashi tha se nuk do të bëjë asnjë propozim lidhur me kërkesën e opozitës që në 11 maj emigrantët të votojnë me dokumentet biometrike të vendeve ku jetojnë, por sqaroi se është në tagrin e komisionit rregullator një zgjidhje që s’u arrit në Kuvend mes palëve politike.

Të fundit