Flash News

E-TJERA

Zgjedhjet e 14 Majit/ Celibashi pritet të certifikojë fitoren e Veliajt dhe Sakos

Zgjedhjet e 14 Majit/ Celibashi pritet të certifikojë fitoren e

Sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pritet që kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, të miratojë tabelat përmbledhëse zgjedhore për 2 nga bashkitë më të rëndësishme, në Tiranë dhe në Durrës.

Mbledhja publike pritet të nisë rreth orës 12:30.

Kujtojmë se Bashkinë e Tiranës Kandidati i Partisë Socialiste, Erion Veliaj, mundi Belind Këlliçin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’.

Ndërsa sa i përket garës për Këshillin PS ka fituar bindshëm me 34 mandate ose me 50.41 % nga 61 në total.

Socialistët janë ndjekur nga BF me 15 mandate 23.29 % të votave. Partia Demokratike, renditet forcë e tretë me 6.79 % të votave që përkthehen në 4 mandate deri më tani.

Ndërsa, PSD numëron 3 mandate ose me 4.38 %, Lëvizja Bashkë, Nisma Thurje, PDIU, LZHK dhe PR marrin nga 1 mandat. Bashkë Fitojmë, humbi një mandat në Këshillin e Tiranës dhe ja mori PSD, e cila nga 2 mandate u rrit në 3.

Ndërkohë që në bashkinë e Durrësit fituese është shpallur Emiriana Sako, e Partisë Socialiste, e cila kishte përballë Igli Carën e Koalicionit Bashkë Fitojmë.

Sako ka siguruar fitoren me 9721 vota diferencë. Ajo mori 55.57% të votave ose 48451, krahasuar me 44.43% të votave që mori Cara ose 38743.

Sa i përket garës për këshilltarë PS ka marrë 28 mandate ose 50.56%, BF ka marrë 13 mandate ose 24.54%, PD renditet e treta me 5 mandate ose 9.35%.

PAA e Agron Dukës ose 6.20% dhe 1 mandat ose 2.70% ka marrë PSD e Tom Doshit.

Ditën e djeshme Komisioni Qendror Zgjedhor, ka miratuar rezultatet e zgjedhjeve të 14 majit në 8 bashki dhe Këshilla Bashkiakë.

Fillimisht u miratua rezultati final i Bashkisë së Shkodër, ku triumfoi Benet Beci i PS përballë Bardh Spahisë së “Bashkë Fitojmë”.

Ndërsa gjatë pasdites u miratuan rezultatet paraprake në Bashkinë Lushnjë, ku fituese u shpall Eriselda Sefa. Në Kamëz, Rakip Suli.

Në Fier Armando Subashi, në Berat Ervin Demo, në Elbasan Gledian Llatja, në Vlorë Ermal Dredha dhe në Korçë Sotiraq Filo.

Po ashtu, u miratuan dhe rezultatet në Këshillat përkatës Bashkiake. Tashmë palët garuese në zgjedhje kanë të drejtë ankimi.

Të fundit