Flash News

E-TJERA

Zgjedhjet e 14 majit, tre mesazhet e ambasadorit britanik

Zgjedhjet e 14 majit, tre mesazhet e ambasadorit britanik

Ambasadori britanik në Tiranë Alastair King Smith ka dhënë tre mesazhe për zgjedhjet vendore të 14 majit.

I ftuar në Opinion, Smith iu drejtua partive politike ku iu kërkoi të zgjedhin kandidatë të pastër dhe të papërfshirë në krim dhe korrupsion. Ambasadori britanik bëri thirrje që financimet e partive politike të përdoren në mënyrën e duhur.

Smith nënvizoi mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve të cilët do të votojnë kandidatin e tyre për kryetar bashkie më 14 maj.

“Përveç mbështetjes praktike që ne japim për institucionet në mënyre që të ndihmojmë me mbarëvajtjen e zgjedhjeve dhe për të mbështetur proceset më të gjera demokratike, unë kam 3 mesazhe që do të doja që njerëzit t’i konsideronin vërtet. E para është për partitë politike. Ato duhet të zgjedhin kandidatë që janë të pastër dhe të papërfshirë në krim dhe korrupsion. Së dyti, nuk duhet të shohim sjellje të papranueshme në zgjedhje, disa prej të cilave i kemi parë në të kaluarën. Nuk duhet të shohim keqpërdorim të burimeve shtetërore. Duam të shohim se financimet e partive politike përdoren në mënyrën e duhur. Ne duhet të shohim se si të gjitha palët dhe aktorë të tjerë angazhohen në media tradicionale dhe rrjetet sociale në mënyrë efektive. Nuk po sugjeroj që kjo mund të ndodhë brenda ditës, por kjo është një mundësi për politikanët të bëjnë më të mirën. Së treti, ne e dimë se ekziston një problem real për mënyrën se si duhet të mbrohet interesi i qytetarëve, përfshirë të dhënat e tyre personale”, tha ambasadori britanik.

Të fundit