Flash News

E-TJERA

Zgjedhjet e 25 prillit/ KQZ regjistron 10 partitë e para, afat deri më 14 shkurt

Zgjedhjet e 25 prillit/ KQZ regjistron 10 partitë e para, afat deri më

KQZ ka nisur nga puna në lidhje me regjistrimin e partive politike për zgjedhjet e 25 prillit, pasi ditën e sotme janë regjistruar 10 partitë e para.

PS, PD, LSI e PR ende nuk janë regjistruar por janë brenda afatit, pasi ky i fundit përfundon më 14 shkurt.

Partitë duhet të deklarojnë marrëveshjet për koalicion deri më 24 shkurt.

1.Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet -Shpëtim Idrizi

2.Bindja Demokratike -Astrit Patozi

3.Lëvizja për Ndryshim -Jozefina Topalli

4.Lëvizja Demokratike Shqiptare -Myslym Murrizi

5.Ora e Shqipërisë -Zef Shtjefni

6.Aleanca Demokratike Shqiptare -Eduart Abazi

7.Lëvizja e Legalitetit -Shpëtim Axhani

8.Balli Komëtar -Adriatik Alimadhi

9.Partia Emigracioni Shqiptar -Kostaq Papa

10.Partia e Reformave Demokratike -Krenar Rryçi

Të fundit