Flash News

E-TJERA

Zgjedhjet e 6 marsit, Zaloshnja: PS dhe ‘Shtëpia e Lirisë’ garë për vendin e parë në Shkodër dhe Dibër

Zgjedhjet e 6 marsit, Zaloshnja: PS dhe ‘Shtëpia e Lirisë’

Sondazhisti Eduard Zaloshnja ka detajuar rezultatet e sondazheve që ka kryer për zgjedhjet e 6 marsit.

 Në një lidhje me Skype në emisionin ‘Politiko’ në Top Neës, Zaloshnja thotë se në bashkitë e Dibrës dhe Shkodrës do të ketë një garë për vendin e parë mes PS dhe kandidatëve të koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’. Ai thotë se në këto zgjedhje kemi të bëjmë me dy gara të ndryshme.  

Pjese nga biseda: 

Cili është rezultati i sondazhit në Shkodër dhe Dibër?

Nga bashkitë e Dibrës dhe Shkodër do kemi garë për vendin e parë mes PS dhe kandidatëve të Berishës. Është garë statistikisht për vendin e dytë dhe tretë mes kandidatëve të Shtëpisë së Lirisë dhe PD. Janë dy gara të ndryshme

Ku ka shanse PD të jetë i parë ndokund?

I pari jo, deri të mërkurën u rendit në vend të tretë por nuk është jashtë gare në Durrës dhe Lushnje për vend të dytë.  

Cila është metodologjia dhe marzhi i gabimit?

Në sondazhin e mërkurën u sonduan tre bashki me 3500 SMS të rastësishme të ndara . Nga këto SMS e plotësuan pyetësorin 2265 në shpërndara në mënyrë proporcionale në tre bashki.

Nga këto përgjigje nxorëm rezultatet për Shkodër, Dibër e Durrësit. Dy javë më parë dërgova 2700 SMS në territorin e 6 bashkive dhe për tre prej tyre kisha përgjigje mjaftueshëm. Sondazhi fotografon momentin.

Të fundit