Flash News

E-TJERA

Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Mbyllet votimi në 6 bashkitë e vendit, pjesëmarrje e ulët e votuesve

Z

Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Mbyllet votimi në 6 bashkitë e vendit,
Foto Ilustruese

Është mbyllur zyrtarisht procesi i votimit në 6 bashkitë e vendit, Vorë, Shkodër, Durrës, Rrogozhinë, Dibër dhe Lushnje. Qendrat e votimit u hapën prej orës 07:00 të mëngjesit për të qëndruar në gatishmëri të votuesve deeri në orën 19:00. të pasdites.

Pjesëmarrja e konfirmuar edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri në orë 17:00, ka qenë 30.29% në të gjashta bashkitë ku u zhvillua procesi i votimit. Shkodra, që është edhe bastioni i demokratëve, ka pasur shumë pak votues. Dibra renditej në vend të parë ku votuesit kanë shfaqur më shumë interes he më pas Lushnja.

Procesi i votimit ishte i qetë me përjashtim të problemeve që u shfaqën në disa qendra votimi në Shkodër, për shkak të pamundësisë që krijonte moti i keq.

Dy qendra votimi në bashkinë e Shkodrës, një në Pult dhe dy në Shosh u mbyllën pa e zhvilluar procesin e votimit. Shkak u bë moti me reshje të dendura bore duke krijuar pamundësi që komisionerët të ishin të pranishëm, por edhe pajisja e identifikimit nuk mund të aplikohej.

Numërimi i votave pritet të nisë rreth orës 23:00. Bashkia e Vorës është e vetmja që do të shpallë sot fituesin mes kandidatëve, pasi në këtë bashki u implementua votimi dhe numërimi elektronik.

Kandidatët për kryetarë bashkie në zgjedhje ishin: 

Kandidatët e PD

Bashkia Shkodër, Xhemal Bushati,

Bashkia Durrës: Luan Hoti

Bashkia Lushnjë: Indrit Sefa,

Bashkia Dibër: Luan Haka

Bashkia Rrogozhinë: Ferdinand Saraçi

Bashkia Vorë: Ymer Marku.

Kandidatët e PS

Për Bashkinë Durrës: Emirjana Sakon

Për Bashkinë Shkodër: Majlinda Angonin

Për Bashkinë Dibër: Rrahim Spahiun

Për Bashkinë Rrogozhinë: Edison Memolla

Për Bashkinë Vorë: Blerim Shera

Për Bashkinë e Lushnjës: Eriselda Sefa

Kandidatët e Grupit të Rithemelimit (Sali Berisha+LSI)

Bashkia Shkodër: Bardh Spahia

Bashkia Durrës: Ardian Muka

Bashkia Lushnjë: Eton Bano

Bashkia Dibër: Premtim Kryemadhi

Bashkia Rrogozhinë: Hekuran Xhani

Bashkia Vorë: Lulzim Vrana

Të fundit