Flash News

E-TJERA

Zgjedhjet e pjesshme vendore, Këshilli i Evropës dërgon delegacion për monitorimin e procesit

Zgjedhjet e pjesshme vendore, Këshilli i Evropës dërgon

Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës do të dërgojnë në Shqipëri një delegacion të përfaqësuar nga Gunn-Marit Helgesen, si Raportuese dhe përfaqësuese e Kongresit në Këshillin e Komisionit të Venecias për Zgjedhjet Demokratike, që monitorojë zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Misioni në fjalë do të zhvillohet online në datat 24 dhe 25 shkurt para zgjedhje të pjesshme që do mbahen më 6 mars. Delegacioni do të zhvillojë takime online me përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar në Tiranë, me Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi dhe me delegacionin shqiptar në Kongres dhe shoqatat e pushtetit vendor.

Njëherazi janë planifikuar edhe takime dhe diskutime online me OJQ, media dhe përfaqësues të subjekteve politike që do të jenë në garën e 6 marsit.

Kujtojmë se zgjedhjet e pjesshme vendore do të mbahen në 6 bashki të vendit në Shkodër, Dibër, Lushnje, Vorë, Durrës dhe Rrogozhinë.

 

 

Të fundit