Flash News

E-TJERA

Zgjedhjet/ Fuga: Problem, siguria e identifikimit dhe heqja e bojës në gisht

Zgjedhjet/ Fuga: Problem, siguria e identifikimit dhe heqja e bojës në

Akademiku Artan Fuga, ka folur për ecurin e procesit zgjedhor në vendin tonë.

 Në një lidhje live me Skype në rubrikën “Opinion” Fuga renditi dy nga problematikat e hasura deri më tani në procesin e zgjedhjeve, të cilat janë: votimi elektronik dhe denoncimi i qytetarëve për heqjen bojës në gisht.

Fuga ka thënë ndër të tjerash që nuk pret që pasditja të ketë fluks të madh të votuesve.

Çdo njeri që ka mundësi të votojë, të votojë për të dhënë kontributin. Unë ndaj dy gjëra, tensionet dhe episodet konkrete që përmes mediave bëhen të njohura për qytetarët. Janë episode që kërkojnë verifikim për në një farë mënyrë kam tjetër qëndrim. ‘Ka fletë votimi me shenja’, i tha se nuk e di dhe nuk ka si ta di. Pra i heqim këto raportime konkrete. Në procesin zgjedhor nuk shoh se ka pasur përplasje të madhe, por më kanë hequr vëmendjen tre momente.

 Së pari është ajo që ka të bëjë me pajisjet e identifikimit të zgjedhësve nuk funksionuan. Nuk është puna se u çmotivuan disa zgjedhës për të votuar. Në orët e para shkojnë militantët e dy palëve. Problemi është te siguria e identifikimit. Nga një anë shoh që qeveria akuzon KQZ-në dhe KQZ-ja ka një qëndrim sikur nuk është faji i tij.

Së dyti është ajo; njolla në gisht nëse është e heqshme apo jo. Nëse do ishte e vërtetë do krijonte një problem institucional. Këto janë defekte që ushtrojnë presion të zgjedhësit. Nëse ndikohen apo jo është tjetër çështje.

Nuk pres që pasditja të sjellë një fluks të madh të votuesve. E kam këtë ndjesi për dy arsye. E para është, nëse krahasoj thirrjet dhe propagandën elektorale, e kanë paraqitur situatën në këtë mënyrë. Ndërkohë, sikur të ishte dhe perspektiva e opozitës që mezi pret që populli të votonte. E shoh si shifër në numrin absolut. Numri i votuesve nuk të jep ndjesi të një dyndje të madhe në qendrat e votimit.

Mua më habit fakti që kush ka probleme me votimin, vjen ai pas dhe e ndihmon. Si është e mundur që lejohet me anë të një akti normativ kjo gjë. Teknologjia është për të ruajtur sigurinë e votimit dhe të votë së fshehtë. Nuk e kuptoj pse ndodh kështu në Elbasan. Duhet parë edhe struktura moshore”, u shpreh Fuga.

Të fundit