Flash News

E-TJERA

Zgjedhjet/ ISP apelon partitë: Ofroni kandidatë me integritet, tre kushtet që duhen plotësuar

Zgjedhjet/ ISP apelon partitë: Ofroni kandidatë me integritet, tre
Foto Ilustruese

Instituti i Studimeve Politike ka apeluar partitë politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet 2021 që të respektojnë kërkesën e qytetarëve, të cilët duan largimin nga kandidimi të individëve të dekriminalizuar, të atyre që janë pjesë e listës së zezë amerikane dhe të larguarëve për korrupsion nga vetingu në drejtësi.

ISP thotë se zgjedhjet kërkojnë alternativa dhe ide konkurruese për zhvillimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri.

“Zgjedhjet janë për të ofruar zgjidhje dhe jo për të ricikluar gabimet e të kaluarës. Zgjedhjet janë për qytetarët dhe duhet të respektojnë pritshmëritë qytetare. Parakushti kryesor për një proces me integritet është cilësia e kandidatëve”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Gjithashtu inkurajon partitë politike që të ndjekin standarde më të larta përzgjedhëse, dhe t’iu japin fund rasteve kur individë të inkriminuar morën mandate politike vendimmarrëse.

Instituti i Studimeve Politike do ta monitorojë procesin zgjedhor brenda partive politike.

Të fundit