Flash News

E-TJERA

Zgjedhjet, Patozi: Kjo është e vetmja shpresë për të mërziturit e listave të mbyllura

Zgjedhjet, Patozi: Kjo është e vetmja shpresë për të
Kreu i BD, Astrit Patozi

Kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ka publikuar modelin e listave të hapura, ndërsa thotë se është e vetmja shpresë për kandidatët që janë të renditur në pozicione jo të sigurta

"Këta të mërziturit fare apo gjysëm të goditurit e pjesës humbëse të listave në partitë e vjetra, të cilët po ushqejnë veten me gajret se mund të thyejnë herësin e Damianit e të futen në zonën fituese, duke spostuar ata që kanë përpara, kanë vetëm një shpresë:

Të luten që Gjykata Kushtetuese të shqyrtojë kërkesën tonë për hapjen reale të listës përpara 25 prillit dhe të na japë të drejtë", shkruan Patozi në Facebook.

Ky i fundit ironizon se nëse nuk zbatohet ky model që, sipas tij, u jep më shumë shanse dhe emrave që janë në lista jo të sigurta, duhet "të shohin për ndonjë drejtor dogane, drejtor hipoteke, apo drejtor patentash, sepse deputetë nuk bëhen dot".

Bindja Demokratike ka deklaruar më herët se do të shkojë në zgjedhjet e 25  prillit me listë të hapur.

Më poshtë modeli i listës që ka postuar Patozi:

Zgjedhjet, Patozi: Kjo është e vetmja shpresë për të

Të fundit