Flash News

E-TJERA

Zgjedhjet lokale, Meta: Mbi 50% e kandidatëve në këshillat vendore do të jenë të rinj

Zgjedhjet lokale, Meta: Mbi 50% e kandidatëve në këshillat

Ilir Meta ka zhvilluar një takim me të rinjtë e Partisë së Lirisë. Ai thotë se përfshirja e tyre në këtë forcë politike, do të rolin e tyre në vendimmarrje shumë shpejt.

Pak muaj para zgjedhjeve vendore, Meta thotë se i ka garantuar se mbi 50 për qind e kandidatëve të PL-së në këshillat vendore do të jenë të rinj.

“Përfshirja e të rinjve në Partinë e Lirisë do të fuqizojë rolin e tyre në vendimmarrje shumë shpejt. Pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet vendore dhe rikthimi i opozitës dhe pluralizmit politik në Bashkitë tona.

I garantova se mbi 50 për qind e kandidatëve tanë në këshillat vendore do të jenë të rinj dhe të reja.

Partia e Lirisë do të bëjë gjithçka për t'u dhënë përfaqësimin e merituar të rinjve në vendimmarrje. Të rinjtë do të jenë Fuqia e Ndryshimit dhe Ndryshimi do të fillojë nga Tirana”, shkruan Meta në Facebook.

Të fundit