Flash News

E-TJERA

Zgjerimi i Greqisë në Jon, Idrizi: Haga nuk është zgjidhja më e mirë, Shqipëria s’ka shanse të gjejë barazi aty

Zgjerimi i Greqisë në Jon, Idrizi: Haga nuk është zgjidhja
Foto Ilustruese

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka komentuar dekretin e Greqisë për zgjerimin me 12 milje në detin Jon. Ai nuk e ka quajtur zgjidhjen më të mirë “Hagën” për të zgjidhur çështjen e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Sipas tij Greqia në arenën dhe Gjykatat ndërkombëtare është shumë më e fortë dhe lobuese dhe se Shqipëria “s’ka shanse të gjejë barazi aty”.

“Ky është një akt i paralajmëruar i  Greqisë, prej disa kohësh është anoncuar nga kryeministri grek se në mënyrë të njëanshme do zgjeroheshin ujërat, dhe ishin njoftuar edhe pala shqiptare.

Shqipëria jo vetëm e ka ditur, por dha një miratim të heshtur. Zgjerimi me 12 milje që prek interesat shqiptare, dhe jo vetëm edhe zonën ekonomike. Ajo që të vjen keq është se përveç heshtjes, kryeministri iu drejtua duke u munduar të justifikojë këtë akt të njëanshëm të Greqisë që prek interesin territorial dhe ekonomik të Shqipërisë.

Kush na garanton ne për Gjykatën e Hagës. Po bëhet fjalë për sovranitetin e Shqipërisë, integritetin territorial. Mos i lihet në dorë ky vendim një njeriu të vetmuar. Po them që kjo që po ndodh ka nevojë për një vëmendje absolute, dhe gjithë institucionet të kenë një strategji kombëtar”, tha Idrizi në “News24”. 

Të fundit