Flash News

E-TJERA

Zgjerimi i Greqisë në Jon, Meta: S’do lejojë të cënohet interesi kombëtar, nuk kam njoftim për pezullimin e procesit

Zgjerimi i Greqisë në Jon, Meta: S’do lejojë të
Foto Ilustruese

Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me vendimin e Greqisë për tu zgjeruar me 12 milje në detin Jon. Lidhur me e këtij vendimi për vendin tonë Meta bën me dije se ka autorizuar një ekip me përbërjen e 13 anëtarëve për negocimin e “Projekt Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë për kufizimin e zonave të tyre detare, me qëllim saktësimin e Vijës Delimituese të Kufirit Shtetëror Detar dhe delimitimin e Shelfit Kontinental dhe Zonës Ekskluzive Ekonomike midis të dy vendeve”.

Krei i Shtetit thotë se ka ofruar bashkëpunimin në këtë proces, duke siguruar respektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ai shton se deri tani nuk ka asnjë njoftim apo kërkesë zyrtare, që të sugjerojë ndërprerjen, pezullimin apo përfundimin e procesit të negociatave dypalëshe, nga ekipi negociator apo nga qeveria shqiptare.

Meta iu kërkon përfaqësuesve të institucioneve shtetërore të veprojnë në shërbim të interesave shtetërore dhe kombëtare.

Përmes një postimi në Facebook, Meta siguron qytetarët shqiptarë se nuk do të lejojë për cënimin e interesave shtetërore dhe kombëtare, ndërsa shton se do të bëj transparent vlerësimet dhe qëndrimet e tij lidhur me zhvillimet e kësaj çështjeje.

Të fundit