Flash News

E-TJERA

Zgjerimi me 12 milje në Jon/ MPJ e Greqisë: E drejtë e patjetërsueshme, hyn në fuqi dekreti Presidencial

Zgjerimi me 12 milje në Jon/ MPJ e Greqisë: E drejtë e

Ka hyrë në fuqi dekreti Presidencial i Greqisë për zgjerimin e kësaj të fundit me 12 milje në detin Jon. Ky lajm është bërë i ditur nga Ministria  e Punëve të Jashtme e Greqisë, që thekson se dekreti është publikuar sot në Fletoren Zyrtare, duke u bërë kështu i vlefshëm.

"Me botimin e tij në Fletoren Zyrtare, dekreti Presidencial për zgjerimin e Greqisë me 12 milje në detin Jon, pra deri në Kepin Tainaro në Peloponez hyri në fuqi sot,"- thuhet në njoftimin e MPJ të Greqisë

Dekreti Presidencial u lëshua në zbatim të ligjit ratifikues të Konventës së Kombeve të Bashkuara 1982 mbi Ligjin e Detit. Është një hap i domosdoshëm për procesin e zgjerimit të zonës bregdetare të vendit në zonën e mësipërme, veprim i cili, sipas Konventës, është një e drejtë e patjetërsueshme e vendit.

Dekreti Presidencial tregon se Greqia rezervon të drejtën për të ushtruar të drejtat e saj përkatëse në rajonet e tjera të territorit të saj, pasi ato rrjedhin nga Konventa për Ligjin e Detit, e cila pasqyron të drejtën zakonore ndërkombëtare.

Greqia, e vendosur në mënyrë rigoroze për mbrojtjen e së drejtës ndërkombëtare, përfshirë ligjin e detit, gjithmonë vepron në përputhje me ligjin ndërkombëtar”

Të fundit