Flash News

E-TJERA

Zgjidhen 4 dekanët e Universitetit të Korçës

Zgjidhen 4 dekanët e Universitetit të Korçës

Ka përfunduar numërimi i votave për zgjedhjet e dekanëve në Universitetin e Korçës.

Në Fakultetin e Ekonomisë, Ledina Alolli konfirmoi mandatin e dytë si dekane. Ajo ishte garuese e vetme.

Në Fakultetin e Bujqësisë u konfirmua dekan Besnik Skënderasi. Edhe Skënderasi, ashtu si Alolli ishte garues i vetëm.

Jonela Spaho u zgjodh me 34 vota dekane e Fakultetit të Edukimit, ndërkohë që kandidatja Anyla Saraçi mori 8 vota.

Rafail Prodani u zgjodh dekan i Fakultetit të Shkencave me 30 vota, ndërsa Sonela Stillo mori 16 vota.

Kujtojmë se pedagogu Lorenc Ekonomi ka fituar këtë të premte garën për Rektor i Universitetit të Korçës.

Të fundit