Flash News

E-TJERA

Zgjidhet kryetari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

Zgjidhet kryetari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u zhvillua sot seanca për zgjedhjen e Kryetarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Pas votimit të fshehtë që u zhvillua në prani të vëzhguesve ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, rezultoi i zgjedhur në mënyrë unanime, kandidati Sokol Çomo.

Çomo do të ushtrojë këtë funksion për një mandat 3-vjeçar.

Sokol Çomo do të fillojë ushtrimin e detyrës së Kryetarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, më datë 27 Korrik 2023, kur mbaron mandatin kryetarja në detyrë, Albana Shtylla.

Të fundit