Flash News

E-TJERA

Zgjidhet kryetarja e re e Bashkisë së Lushnjës, kush e zëvendëson Fatos Tushen

Zgjidhet kryetarja e re e Bashkisë së Lushnjës, kush e

Pas shkarkimit të Fatos Tushes, kryetarja e re në detyrë e Bashkisë së Lushnjës do të jetë Eriselda Sefa. Zgjedhja e saj vjen pas votimit të 34 anëtarëve të pranishëm të Këshillit Bashkiak. Eriselda Sefa është zgjedhur me 29 vota pro, 4 vota kundër dhe 1 apstenim.

Sefa zëvendëson në këtë detyrë Fatos Tushen. Ky i fundit u shkarkua nga detyra nga kryeministri Edi Rama, pas arrestimit me akuzën e abuzimit me tenderin 240 milionë lekësh të kanalit vaditës të dy fshatrave.

Sipas ligjit 139 të vitit 2015 për qeverisjen vendore, i takon njërit prej nënkryetarëve të bashkisë të marrë postin e kryebashkiakut. Aktualisht bashkia Lushnje ka dy nënkryetarë, Gentian Nushin dhe Eriselda Sefan. Pas fillimit të mbledhjes Gentian Nushi njoftoi tërheqjen nga gara pasi, sipas tij, duke pasur pozicionin e kryetarit të Partisë Socialiste nuk mund ta kryejë funksionin e kryetarit të bashkisë Lushnje.

Pas tërheqjes së Nushit, këshilli vendosi që të kryhet votim i fshehtë për nënkryetaren Eriselda Sefa me tre opsione, pro kundër dhe abstenim.

Të fundit