Flash News

E-TJERA

Zgjidhet zëvendës kryetarja e re e Gjykatës së Posaçme

Zgjidhet zëvendës kryetarja e re e Gjykatës së

Irena Gjoka është zgjedhur zëvendës kryetare e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Ky post kishte mbetur bosh pas largimit të gjyqtarëve Sandër Simonit dhe Klodian Kurushit në Gjykatën e Lartë.

Irena Gjoka është zgjedhur përmes një procesi votimi në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme të gjyqtarëve, ku e pranishme ka qenë dhe kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami.

Kandidate tjetër për këtë post ishte dhe gjyqtarja Iliriana Olldashi.

Të fundit