Flash News

E-TJERA

Zhduket 54-vjeçari në Korçë, kusheri: Ka dy ditë që është larguar

Zhduket 54-vjeçari në Korçë, kusheri: Ka dy ditë
Një 54-vjeçar nga Korça rezulton i zhdukur që prej datës 26 janar 2025. Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Korçës, pas kallëzimit të bërë nga kushëriri i tij, një shtetas 61-vjeçar.

Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi A. V., 61 vjeç, banues në Korçë, ka raportuar në Komisariatin e Policisë se kushëriri i tij, shtetasi V. L., 54 vjeç, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer që prej datës 26 janar.

Autoritetet po vijojnë kërkimet dhe hetimet për të zbardhur rrethanat e zhdukjes dhe për gjetjen e 54-vjeçarit.

Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit