Flash News

E-TJERA

Zhduket pa gjurmë çobani në Delvinë

Zhduket pa gjurmë çobani në Delvinë

Një person rezulton prej tre ditësh i zhdukur në Delvinë. Bëhet fjalë për shtetasin A. Ç., 48 vjeç, i cili punon si çoban.

Ka qenë kolegu i tij, shtetasi A. K., 52 vjeç, i cili ka bërë kallëzim në komisariatin e Delvinës, ku ka thënë se ka humbur kontaktet me çobanin tjetër, me të cilin punon bashkë

“Më datë 3 korrik është paraqitur në ambientet e këtij komisariati A. K., 52 vjeç, banues në Delvinë, i cili kallëzon se më datë 2 korrik ka humbur kontaktet me A. Ç., 48 vjeç, banues po në Delvinë, i cili punon bashkë me të si çoban”, – thuhet në njoftimin e autoriteteve.

Policia thotë se po punon për gjetjen e 48-vjeçarit.

Të fundit