Flash News

E-TJERA

Zhduket recepsionisti i hotelit në Dhërmi, dyshohet se është marrë peng dhe është vrarë

Zhduket recepsionisti i hotelit në Dhërmi, dyshohet se është

Një 31-vjeçar, recepsionist në një hotel në Dhërmi, është deklaruar i zhdukur.

31-vjeçari ka humbur kontaktin me pronarin e hotelit. Nga hetimet, dyshohet se 31-vjeçari është marrë peng nga shtetasi  G. Sh., 43 vjeç, rreth orës  00:30 dhe është qëlluar me armë zjarri.

Shtetasi G. Sh. dyshohet se është larguar drejt Greqisë. Aktualisht, për ngjarjen po merren në pyetje 29 persona.

Njoftimi:

Më datë 06.06.2024, Policia ka marrë njoftim se në Dhërmi, Himarë, shtetasi E. N., 31 vjeç, banues në Tiranë, punonjës në recepsionin e një hoteli në Dhërmi, Himarë, kishte humbur kontaktet me pronarët e hotelit.

Me marrjen e njoftimit, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë dhe Komisariati i Policisë Himarë kanë ngritur një grup hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në hotel dhe kanë kryer një sërë veprimesh hetimore. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi E. N. është qëlluar me armë zjarri, rreth orës 00:30, nga shtetasi G. Sh., 43 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Angli.

Nga veprimet e tjera hetimore rezulton se pas ngjarjes shtetasi G. Sh. është larguar drejt Greqisë.

Janë administruar në cilësinë e provës materiale, prova ligjore, si dhe janë shoqëruar deri në këto momente, për t’u pyetur në lidhje me këtë ngjarje, 29 shtetas.

Nga tërësia e veprimeve të deritanishme dyshohet se kemi të bëjmë me një ngjarje të rëndë kriminale.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën intensivisht për gjetjen e shtetasit E. N., si dhe për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Në vijim, do të ketë njoftime të tjera për veprimet e kryera nga grupi hetimor.

Të fundit