Flash News

E-TJERA

Zhdukja e 48-vjeçares në Tropojë, telefoni gjendet në makinën e bashkëshortit, ç’deklaroi në polici

Zhdukja e 48-vjeçares në Tropojë, telefoni gjendet në

Detaje të reja janë zbardhur nga zhdukja e 48-vjeçares nga Tropoja. Gruaja ka humbur kontaktet me familjen, fëmijët dhe të afërmit që prej mbrëmjes së 22 korrikut, ndërsa hetimet kanë çuar në arrestimin e bashkëshortit të saj, 58-vjeçarit Imer Shpata.

Familjarët kanë qenë ata që kanë bërë denoncimin në polici për humbjen e nënës së tyre. Menjëherë pas sinjalizimit, Policia e Kukësit nisi hetimet duke marrë në pyetje fëmijët dhe të afërmit e gruas. Gjatë kontrollit në banesë, autoritetet gjetën dhe sekuestruan dy armë zjarri, ndërsa 58-vjeçari u vu në pranga.

Nga hetimet paraprake dyshohet se 48-vjeçarja mund të jetë larguar si pasojë e dhunës sistematike nga bashkëshorti, i cili rezulton me precedentë penalë. Vetëm një vit më parë ai ka vuajtur 8 muaj burg për dhunë në familje kundër të njëjtës grua.

Një provë e rëndësishme për hetimin është zbuluar në makinën e 58-vjeçarit: telefoni celular i bashkëshortes së tij. Kur është pyetur nga hetuesit, ai ka deklaruar se nuk e di si ka përfunduar aparati në automjetin e tij.

Sipas të dhënave, më 22 korrik rreth orës 22:00, fëmijët kanë komunikuar për herë të fundit me nënën e tyre në telefon, ndërsa gruaja ndodhej në banesë bashkë me 58-vjeçarin. Pak orë më pas, në orët e para të 23 korrikut, Imer Shpata është larguar me makinë për në Durrës, ku ka shkuar tek e motra.

Policia po vijon hetimet për të zbuluar vendndodhjen e 48-vjeçares dhe për të zbardhur plotësisht ngjarjen.

Të fundit