Flash News

E-TJERA

Zhdukja e çiftit shqiptar në Itali, arrestohet ish e dashura e djalit të tyre

Zhdukja e çiftit shqiptar në Itali, arrestohet ish e dashura e
Në foto: Viktimat Shpëtim dhe Teuta Pasho

Policia italiane ka arrestuar ish të dashurën e djalit të çiftit Shpëtim dhe Teuta Pasho, të cilët u gjetën të copëtuar në valixhe më 15 dhjetor në Firence.

Mediet italiane raportojnë se karabinierët zbatuan dekretin e prokurores Ornella Galeotti për arrestimin e 36-vjeçares, me kombësi shqiptare, e cila në kohën e zhdukjes së çiftit, ishte partnerja e djalit të tyre Elona Kaleshi.

36-vjeçarja akuzohet për vrasje, fshehje dhe masakrim të trupave të dy bashkëshortëve.

Një nga vajzat e viktimave, Vittoria, në një intervistë për mediat ka thënë se ishte ish e dashura e vëllait është ajo që u takua për herë të fundit me prindërit e saj, por Kaleshi e ka mohuar këtë gjë.

Të fundit