Flash News

E-TJERA

Zhdukja e Fatmir Sulovarit dhe Leonard Thodhorit në Sarandë, shoqërohen disa persona

Zhdukja e Fatmir Sulovarit dhe Leonard Thodhorit në Sarandë,

Policia e Sarandës ka shoqëruar disa persona lidhur me zhdukjen e Fatmir Sulovarit dhe Leonard Thodhorit.

Prej ditësh kanë humbur gjurmët me familjarët Leonard Thodhori, 46 vjec, banues në fshatin Çuke, Sarandë dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjec, banues në Sarande.

Policia e Sarandës prej orësh po kryen këqyrje kamerash sigurie, kontrolle të ndryshme. Ende nuk ka një pistë hetimi lidhur me zhdukjen e dy personave. Edhe familjarët janë vënë në kërkim.

Kallëzimi për zhdukjen e Leonard Thodhorit është bërë nga e ëma e tij, E.Th, 76 vjeçe. Ndërsa kallëzimi për zhdukjen e Fatmir Sulovarit e ka bërë vëllai i tij, G.P, 53 vjeç. 

Të fundit