Flash News

E-TJERA

Zhdukja e Thodhorit dhe Sulovarit, Rrumbullaku mbërrin në Sarandë

Zhdukja e Thodhorit dhe Sulovarit, Rrumbullaku mbërrin në Sarandë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka mbërritur pasditen e sotme, në Komisariatin e Policisë Sarandë, për të parë nga afër punën hetimore dhe kërkimore që po bëhet për gjetjen e Thodhorit dhe Sulovarit.

Mësohet se Drejtori i Përgjithshëm, gjatë takimit, i ka njohur familjarët, me punën hetimore dhe kërkimore të strukturave të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese, për gjetjen e dy shtetasve.

Siç duket, Rrumbullaku pritet të zhvillojë një analizë të detajuar të punës së kryer deri në këto momente, për të vendosur për mënyrën se si Policia do të procedojë në vijim, mbi bazën e provave që ka mbledhur dhe administruar tashmë, me qëllim gjetjen e dy shtetasve.

Pak më herët ka mbërritur në Sarandë edhe Drejtori i Policisë së Vlorës, Ermal Muça.

Të fundit