Flash News

E-TJERA

Zjarr në fabrikën e sfungjerëve në "Misto Mame", asfiksohet një punëtor

Zjarr në fabrikën e sfungjerëve në "Misto Mame",

Një fabrikë sfungjerësh është përfshirë nga flakët në zonën e “Misto Mames” në Tiranë.

Sipas policisë, zjarri ka rënë në një magazinë me materiale sfungjeri dhe për pasojë ka shkaktuar dëme të shumta materiale. Si pasojë e tymit, është asfiksuar një punëtor i fabrikës, i cili nuk mundi të dilte dot për shkak të flakëve.

“Më datë 30.08.2022, në “Misto Mame”, ka rënë zjarr në një magazinë me materiale sfungjeri dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Të fundit