Flash News

E-TJERA

Zjarr në malin e Tomorrit, rrezikohet Parku Kombëtar

Zjarr në malin e Tomorrit, rrezikohet Parku Kombëtar
Foto ilustruese

Prej disa orësh në malin e Tomorrit ka rënë zjarr, çka ka sjellë djegien e një sipërfaqeje të madhe me pisha.

Zona është shpallur Park Kombëtar dhe nëse nuk ndërhyet mënherë rrezikohet që të gjitha pishat në kurorën e gjelbër të digjen.

Dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme. Terreni i vështirë ka bërë të pamundur që zjarrëfikësit të shkojnë për të shuar flakët.

Pritet që të ndërhyet nga ajri për të shuar zjarrin, i cili prej mëngjesit të sotëm rrezikon këtë zonë të mbrojtur.

Të fundit